Rindërtimi i rrugës panoramike të Kurveleshit, Rama: Zgjeron ofertën turistike, lidh historinë e Tepelenës me bregdetin e Jonit 

Gjirokastra dhe Tepelena do të jenë më afër bregdetit të jugut duke mundësuar kështu qytetarët jo vetëm të shijojnë ujin e kristaltë, por edhe vetë zona të përthithë sa më shumë turistë të huaj por dhe vendas. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video ku shfaqen aksi i ri i asfaltuar në zonën e Malësisë së Kurveleshit dhe bukuritë mahnitëse natyrore që të ofron rruga panoramike. Ky aks i ri sjell një zgjerim të ofertës turistike duke krijuar lidhje me turizmit malor dhe bregdetit, shkurton distancës dhe lehtëson transportin për qytetarët.

 "Mirëmëngjes dhe me rrugët që lidhin historinë e Gjirokastrës e Tepelenës mes bukurive natyrore të malësisë së Kurveleshit deri në bregdetin e Jonit, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Rruga e Kurveleshit i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në gjithë gjatësinë e saj nga Bënçë deri në hyrje të fshatit Lekdush.  Ndërtimi i këtij aksi sjell një perspektivë të madhe zhvillmi për të gjithë zonë që nga  nxitja ekonomike deri te turizmit. Ky aks afron Tepelenën me bregdetin e Jonit  duke krijuar një lidhje mes turizmit bregdetar me turizmin natyror, kulturor dhe historik.

Ky aks do të lehtësojë edhe vajtjen në fshatin turistik të Nivicës për të shijuar bukuritë e saj natyrore, ndërsa do shërbejë si një shtysë e fuqishme për shfrytëzimin e potencialeve turistike dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik: 20/10/2021 20:09

    Kush i bën gropën vetes? Kjo është sa për të mbajtur tifozët ngrohur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen