Park i ri në Porto Romano! Rama: Në 1 qershor të 2021 këtu do jetë festa më e madhe e parë ndonjëherë

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në gërmadhat e tërmetit në Porto Romano do ndërtohet një Park i Madh për të mbyllur plagën mjedisore të fushës së plehrave.

"Durrës, Porto Romano - Aty ku gërmadhat e tërmetit po kthehen në bazamentin e Parkut të Madh të qytetit, që më në fund do të mbyllë plagën e tmerrshme mjedisore të fushës gjysëmshekullore të plehrave", njoftoi Rama ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama u takua me inxhinierët të cilët thanë se duhen të paktën 16 muaj që ky park të jetë i përfunduar. Ndërkohë që Rama tha se në 1 qershor të 2021-it ky park duhet të ketë përfunduar. 

“Sot jemi 7 dhjetor. I bie që në 1 qershor të 2021 këtu do të bëhet një festë për fëmijët me parkun e ri. Në 1 qershor të 2021 këtu do jetë festa më e madhe e parë ndonjëherë. Çdo katastrofë, me të gjitha të këqijat sjell edhe shanset për të rimarrë fillin, për të çuar më para se c’ishte. Ky është shans për ta shfrytëzuar. Se me ato ritme financimi do të kërkonte 3 vite e ca projekti", tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuari: 07/12/2019 19:09

    Vish breket nje here pastaj vej kollaren

    Përgjigju
  • redi: 07/12/2019 18:36

    Durresi e meriton nje park te tille ,qe sic shihet dhe nga projekti eshte fantastik nga bukuria arkitekturore por dhe gjigand nga siperfaqa e shtrirjes se tij ,duke kompesuar ate baterdi urbanistike qe betonoj dhe e la Durresin pa hapesira te gjelberta.Sygjeroj si soecialist i fushes qe bimesia qe do mbillet ti pershtatet dhe shtrirjes ne nje ish kenete sepse ujrat freatike jane ne thellesi afer 2.7 m .Bimesia me e pershtateshme do ishin palmat,pishat e buta dhe shelgjet vajtues qe e durojne kripen qe ekziston akoma.Idea e arkitektit eshte super fantastike dhe u realizofte sa ne pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit