Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit/ Rama në Petrelë e Stermas në Tiranë, rindërtohet shkolla dhe shtëpi për familjet e dëmtuara

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot i pranishëm në dy fshatra të kryeqytetit, duke parë nga afër procesin e rindërtimit të një shkolle në Petrelë dhe të shtëpisë së familjes Dervishi në Stërmas.

Për Kryeministrin Rama shkolla nëntëvjeçare në Petrelë, njëra nga 14 shkollat e reja të Tiranës, do të jetë më e madhe, më e sigurtë e shumë më e bukur.

"Po e kthejnë me shpejtësi faqen e infrastrukturës arsimore në krejt zonën e prekur, duke e shndërruar fatkeqësinë e madhe në një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët, mësuesit, familjet, komunitetet, për të dalë shumë më të fortë se ç'ishim para tragjedisë", nënvizon Kryeministri.

Nga Petrela ku inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet, kryebashkiaku Erion Veliaj  informoi se aktualisht të shtunën do të fillojë puna dhe me pallatet e para.

“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re, ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.

Ndërkohë që nga Stërmasi Rama njoftoi se me shtëpinë e re të familjes Dervishi, mbyllen të gjitha rindërtimet e shtëpive të goditura nga tërmeti i 21 shtatorit në këtë zonë.

"1500 shtëpi janë aktualisht në proces rindërtimi në Tiranë dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar", shkruan Rama në Facebook. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
Familja Dervishi në Petrelë hyn në banesën e re, Veliaj-Ramës: 1500 shtëpi në Tiranë janë në proces. Nuk kemi lënë asnjë pas

Në vizitën e zhvilluar sot te familja Dervishi, në fshatin Stërmas të Petrelës, e cila futet në një banesë të re pasi u prish nga tërmeti një vit më parë, Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj i dorëzuan dokumentet e shtëpisë së re.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh se aktualisht në Tiranë janë 1500 shtëpi në proces rindërtimi dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri në strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar.

“Pjesa më e madhe e shtëpive do të përfundojnë para Vitit të Ri. Nuk kemi lënë asnjë familje pas. Në total, në Tiranë janë në proces rindërtimi 1500 shtëpi”, tha Veliaj.

Familja Dervishi falënderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen e treguar që në momentet e para pas tërmetit dhe gjer në dorëzimin e çelësit të banesës së re.

Ora 11:06
Lagjja e re në Kombinat, Veliaj-Ramës: Të shtunën do fillojmë me pallatet e para (VIDEO)

Këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja. Nga Petrela ku inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet, kryebashkiaku Erion Veliaj  informoi se aktualisht të shtunën do të fillojë puna dhe me pallatet e para.

“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re, ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës