Rindërtimi/ Veliaj: Për 10 ditë hedhim themelet e para tek '5 Maji', do ndërtohen 9 pallate të reja

Bashkia e Tiranës është gati të nisë procesin e rindërtimit për banesat kolektive, të cilat në kryeqytet përqendrohen në dy zona, tek 5 Maji dhe në zonën e Kombinatit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se themelet e para do të hapen brenda 10 ditësh në zonën e 5 Majit, ku do të ndërtohen 9 pallate të reja për të sistemuar familjet që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 Nëntorit.

Për 10 ditë fillojmë themelet tek “5 Maji”, për 9 pallate. Ditën që ne hapim themelet aty kemi edhe kontratën tip, që secili të ketë një kontratë në dorë përpara se të prishet e vjetra dhe të shohë ku do hidhen themelet e të resë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë, ai tha se në zonën e Kombinat ku gjithashtu do ngrihen 8 pallate, punimet do të nisin për në mes të nëntorit.

Për 30 ditë fillojmë në Kombinat. Aty kemi 8 pallate. Teksa mbarojnë shtëpitë individuale, për shtëpitë në apartament minimalisht secili do ketë kontratën paraprakisht teksa sheh karabinanë dhe punën që ecën”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj inauguruan ditën e sotme dy shtëpi të reja të përfunduara në Kodër Kashar, banesën e familjes së Selman Alukut, përbërë nga 9 anëtarë dhe atë të familjes së Myrteza Hykës, me 3 anëtarë. 

“Në të gjithë zonën këtu do të kemi 120 shtëpi të reja. Ky ishte loti i parë me 54 dhe do të vazhdojmë pastaj me lotin e dytë që sapo kaluam në Këshill Bashkiak”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen