Rindërtohet shkolla “26 Marsi” në Kavajë/ Veliaj: Njësoj si shkollat e Tiranës; Shqipëria po ringrihet edhe më e fortë (VIDEO)

Shkolla e mesme “26 Marsi” në qytetin e Kavajës po ringrihet nga e para. Nga viti i ardhshëm 627 gjimnazistë të Kavajës do të mësojnë në kushte të reja.

Drejtuesi politik për PS në Kavajë, Erion Veliaj, së bashku me zv/ministrin e Infrastrukturës, Etjen Xhafaj, panë sot punimet të cilat po ecin me ritme mjaft të shpejta, për përfundimin sa më parë të gjimnazit të ri të Kavajës.

Veliaj tha se shkollat sot po ndërtohen kudo duke ndjekur të njëjtin standard, si në qendër ashtu edhe në periferi, si në Tiranë ashtu edhe në çdo qytet tjetër të vendit.

“Nëse nuk do e dija që jam në Kavajë, nuk do dallonte fare nga çdo kantier tjetër shkollash që kemi në Tiranë. Fakti që me këmbënguljen e Edi Ramës të gjithë projektit të rindërtimit po i kushtohet e njëjta rëndësi, si për një shkollë që bëhet në bllok, si për një shkollë që bëhet në Kodër-Kamëz, si për një shkollë që bëhet në Kavajë është një lajm i mrekullueshëm. Fakti që do kenë përvojën e tyre jetësore që është gjimnazi në një shkollë që ka të njëjtën cilësi si shkollat më të mira në Tiranë është një lajm i shkëlqyer dhe për ata prindër që i gëzohen kësaj shkolle do të jetë një ambient, jo vetëm për orët e mësimit, por edhe për orët pas mësimit,” u shpreh  Veliaj.

 “Tani që kemi parë një vit se si, jo vetëm u rrëzuam, por se si u ringritëm, që është pjesa më e rëndësishme, them vërtet që kemi bërë një punë të paqme. Në një vit, nuk ka një vend tjetër që të ketë ecur kaq shumë puna e rindërtimit dhe të jetë shfrytëzuar mundësia për t’i rindërtuar gjërat më të forta, më të mira e sa më jetëgjata. Sot është ditë pushimi, por fakti që ne e ndajmë të gjithë këtë pasion dhe funksionojmë si një skuadër, si shteti dhe privati, do të thotë që i kemi prioritetet atje ku duhet”, vijoi ai.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet