Rindërtimi pas tërmetit/ Rama takohet me Merkel të hënën në Berlin
Angela Merkel dhe Edi Rama
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet të hënën (27.01.) paradite në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur të premten (24.01) në Berlin zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer. Në fokus të bisedës do të jetë ndihma që mund të japë Gjermania për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e kishte paralajmëruar takimin me kancelaren gjermane edhe në kuadër të vizitës së tij në Romë, ku ai mori premtimin për mbështetjen e Italisë në konferencën e donatorëve, që do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel, nën udhëheqjen e kryetares së komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Rama tha gjatë një bisede joformale me ministrin e jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, se kostoja e rimëkëmbjes së zonave të shkatërruara nga tërmeti përllogaritet deri tani të jetë afro një miliardë euro.
Temë tjetër e bisedimit, sipas Demmer, do të jetë kryesia e radhës së Shqipërisë në OSBE, marrëdhëniet bilaterale, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e BE-së. Angela Merkel dhe Gjermania janë të angazhuar për çeljen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas një bisede që pati javën e kaluar me kryeministrin kroat Plenkoviç, Merkel e refuzoi trajtimin veç e veç të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. "Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t'i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t'u bëhen", tha ajo. DW
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.3%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2593
Lajme të tjera
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës (Video)
21 Prill, 21:15
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike se bëri ironi me emrin e tij në kohën e fushatës
20 Prill, 08:19