Ringrihet pas COVID-it, Bankers Petroleum rifillon prodhimin e naftës...95% e puseve në Patos-Marinzë në punë!

Ringrihet pas COVID-it, Bankers Petroleum rifillon prodhimin e naftës...95% e puseve në Patos-Marinzë në punë!

Pas gati një muaji të pezulluar për shkak të pandemisë COVID-19, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, Bankers Petroleum Albania, po i rikthehet aktivitetit normal të biznesit duke rifilluar dita-ditës prodhimin e naftës së papërpunuar pasi u ndikua negativisht nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Aktualisht pothuajse 95% e puseve në fushën Patos-Marinza janë rivënë në punë dhe kanë rifilluar operacionet e prodhimit të naftës papërpunuar.

Sipas të dhënave të kompanisë, prodhimi mesatar ditor është aktualisht rreth 2050 tonë, duke iu afruar dita ditës niveleve të prodhimit përpara fillimit të pandemisë.

"Ne planifikojmë të shënojmë një nivel të përgjithshëm të prodhimit prej rreth 60 mijë ton naftë bruto brenda këtij muaji, e gjithë kjo falë rezultateve pozitive që ne kemi shënuar si pasojë e mirë-menaxhimit të fushës Patos-Marinzës", thotë zv.Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, z.Luntao Chen.
E gjithë kjo sasi nafte do të shitet në eksport dhe tregun e brendshëm, tek rafineritë lokale.

Gjatë muajit qershor, kompania do të realizojë dy ngarkesa eksporti, me një sasi totale prej rreth 40,000 ton.

Ndërkohë në tregun e brendshëm, Bankers i ka shitur rafinerisë së Fierit rreth  9 mijë ton në muajin maj, dhe planifikon që në muajin qershor të shesë një total prej 10 mijë ton për këtë rafineri, proces që po vijon aktualisht.

Drejtuesit e Bankers synojnë të jenë më agresiv në muajin korrik, kur planifikohet që prodhimi i naftës të tejkalojë 63,000 ton, me qëllimin për ta shitur sa më shumë të jetë e mundur në rafineritë 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë