Rinis gjyqi në mungesë për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi

Rinis gjyqi në mungesë për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi

Jamal Khashoggi

Në Turqi ka rinisur gjykimi i personave që akuzohen për vrasje e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Stamboll më 2018.

Në këtë proces, 20 zyrtarë sauditë po gjykohen në mungesë.

Khashoggi, kritiku i njohur i princit saudit, Mohammed bin Salman, është vrarë nga një ekip i agjentëve sauditë brenda konsullatës së Mbretërisë Saudite në Turqi. Turqia ka thënë se ai është vrarë dhe më vonë është copëtuar.

Në mesin e të pandehurve janë dy ish-ndihmës të princit, të cilët e mohojnë përfshirjen në këtë rast.

Një mik i ngushtë i Khashoggit, disidenti politik nga Egjipti, Ayman Noor, u ka thënë gazetarëve se ai është ndjerë i kërcënuar nga njerëzit e afërt me princin saudit të kurorës.

"Noor ka thënë se Khashoggi ka raportuar se është kërcënuar nga Saud al-Qahtani nga viti 2016”, ka thënë Rebecca Vincent nga Reporterët pa Kufij, teksa ka raportuar nga dhoma e gjyqit.

“Khashoggi ka folur për një bisedë telefonike me Qahtanin kur ai ka qenë duke jetuar në Uashington, duke thënë se ai e di se ku janë duke jetuar ai dhe fëmijët e tij. Nour ka thënë se Khashoggi ka qarë, gjë e cila ka qenë e pazakonshme, dhe se ka qenë i frikësuar”.

Arabia Saudite, e cila ka refuzuar kërkesat e Turqisë për ekstradim, ka dënuar tetë persona lidhur me këtë vrasje, një vit më parë.

Pesë persona janë dënuar me vdekje për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasje, derisa të tjerët janë dënuar me burgim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet