Rinis kthimi e kompensimi i pronave, rastet me mbivendosje zgjidhen me marrëveshje ose gjyq, formula e re pas vendimit të Kushtetueses që rrëzoi skemën në 2021

Rinis kthimi e kompensimi i pronave, rastet me mbivendosje zgjidhen me marrëveshje ose gjyq, formula e re pas vendimit të Kushtetueses që rrëzoi skemën në 2021

Foto ilustruese

Qeveria ka ndryshuar dy vendime të rëndësishme të vitit 2015 dhe 2016, duke rinisur procesin për trajtimin e kërkesave për njohje të të drejtës për kompensimin e pronave si dhe zbatimin e formulës për kthimin dhe kompensimin e pronave. Vendimet reflektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të vitit 2021, e cila rrëzoi disa nene të ligjit bazë për pronat dhe VKM nr. 223, 2016, për formulën e kthimit dhe kompensimit të pronave. Dy vendimet zhbllokojnë dhe thjeshtojnë procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Të gjitha pronat e lira do të kalojnë të gjitha pronat e lira do të kalojnë menjëherë tek ish pronarët.

Sipas vendimit të parë, Agjencia e Trajtimit të Pronës, pas shqyrtimit të kërkesës për njohje të së drejtës së kompensimit, merr vendim për pranimin ose rrëzimin e kërkesës. Në rast pranimi, ATP-ja vendos sipërfaqen e tokës që kompensohet fizikisht, brenda pronës së njohur të ish pronarit, kur kjo pronë është e lirë. Kur prona nuk është e lirë, vendos kompensim financiar. Në vendim nr. 222, datë 23.3.2016, janë shtuar 3 pika. Pika e parë adreson formulën e kompensimit financiar dhe fizik. Pika e dytë parashikon që ATP-ja, në vendim për njohjen e të drejtës për kompensim fizik të pronës, përcakton pronën përkatëse në kufij, sipërfaqe dhe në pozicion gjeografik të saktë dhe regjistrohet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Në rastet kur prona ka mbivendosje, ATP-ja vijon procedurat për njohjen dhe kompensimin e pronës për pjesën që nuk ka mbivendosje. Për pjesën që ka mbivendosje, palët mund të zgjidhin rastin me me marrëveshje me njëri-tjetrin ose në rrugë gjyqësore. Marrëveshja parashikohet për herë të parë, duke u krijuar mundësinë dy pretendentëve të bëhen pronarë të tokës, dhe një gjë e tillë njihet nga shteti. Qeveria ka ndryshuar edhe vendimin nr. 223, datë 23.3.2016, për formulën e kompensimit të pronave, me fond financiar dhe fizik, pasi u rrëzua pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2021. Sipas këtij vendimi.

Kur ka ndryshuar zëri kadastral, formula parashikon llogaritjen e vlerës pronës së njohur për kompensim, duke u bazuar në zërin kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit. Llogaritet vlera e pronës së kthyer, të kompensuar fizikisht. Vlera e pronës së kthyer llogaritet si diferencë që rezulton ndërmjet vlerës së saj, sipas zërit kadastral aktual, dhe vlerës së kësaj prone, sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit. Vlera e pronës së kthyer, i zbritet vlerës së pronës së njohur për kompensim.

Në rastet kur vlera e pronës së kthyer është më e madhe sesa vlera e pronës së njohur për kompensim, vlerësimi financiar konsiderohet me zero lekë dhe subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar. Në rastet kur vlera e pronës së njohur për kompensim është më e madhe sesa vlera e pronës së kthyer, atëherë vlerësimi financiar është i barabartë me diferencën që rezulton duke zbritur vlerën e pronës së kthyer nga vlera e pronës së njohur për kompensim.

Kur nuk ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, vlera e pronës llogaritet duke u bazuar në zërin kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit. Por, subjekti i shpronësuar kompensohet në masën 10 për qind të vlerës së pronës, sipas zërit kadastral aktual. Sipas ndryshimeve, zëri kadastral i kohës së shpronësimit të pronës përcaktohet duke u bazuar në dokumentacionin ligjor të administruar në dosje. Nëse mungon dokumentacioni, përdoret harta e kohës së shpronësimit. Kur nuk ekziston as harta e shpronësimit, përdoret harta që është më e afërt me kohën e shpronësimit.

Tre format e kompensimit 

Kush ka një vendim për njohje dhe kompensim prone, subjekti disponon një vendim përfundimtar të vlerësuar financiarisht, paraqet kërkesën, ndërsa format e kompensimit janë; Kompensimi fizik brenda pronës së njohur subjektit të shpronësuar;

Kompensimi fizik nga fondi i tokës, Kompensimi financiar.

Vendimet përfundimtare, që janë vlerësuar me vlerë financiare deri 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë, mund të kompensohen financiarisht në masën 100 (njëqind) % të vlerës së tyre financiare, nëse kërkuesi ka paraqitur kërkesën për t’u kompensuar nëpërmjet kësaj forme. Kur kërkuesi heq dorë, kompensimi bëhet sipas rregullave të reja. Në rastet kur ish pronari nuk përfiton kompensim fizik dhe ka një vendim përfundimtar, të vlerësuar financiarisht, përfiton kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimit, deri në 20% të vlerës totale të kompensimit financiar, por jo më shumë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar kompensohet fizikisht nga fondi i tokës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit