Rinisi më 31 maj/ Në 1 muaj janë kolauduar mbi 15 mijë mjete, 2,607 nuk kanë kaluar kolaudimin

Kolaudimi i mjeteve ka ecur me ritme pozitive që prej fillimit në 31 maj të këtij viti. Edhe pse aktualisht po kryhet  kontrolli teknik vetëm për disa lloje mjetesh, të tilla si kamionë, autobusë, taksi, mjete shtetërore apo ambulanca, brenda një muaj janë kolauduar 15,167 mjete.

Sipas të dhënave të siguruara pranë DPSHTRR-së rezulton se numri më i madh i mjeteve të kolauduara janë mjetet 4+1 dhe 8+1, ku përfshihen mjetet shtetërore, taksitë, furgonët e transportit të mallrave apo pasagjerëve apo edhe makinat e importuara dhe që nuk janë kolauduar. Janë mbi 10 mijë mjetet të kolauduara që i përkasin kësaj kategorie.

Më pas janë 3.179 kamionë që i janë nënshtruar kontrollit teknik, ndjekur nga autobusët me 1156 kolaudime, më pas janë rimorkiot me 617 si dhe motomjetet me 120 kontrolle.

Edhe pse ka më pak se një muaj që ky shërbim ka rifilluar nuk e kanë kaluar kolaudimin 2,607 mjete të cilave u është kërkuar ri-testim për shkak të problemeve që kanë shfaqur. Pra rreth 17% e mjeteve që janë paraqitur për kolaudim nuk kanë kaluar, prej të cilave 667 makina rrezikojnë të mos qarkullojnë në rast se nuk  e kalojnë për herë të dytë kolaudimin.

Kolaudimi nisi pas 5 muajsh i pezulluar pasi përfundoi kontrata e koncesionint për këtë shërbim, i cili tanimë është nën administrimin e shtetit.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh