DURRËS- Kryesocialisti Edi Rama mbledh nesër në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë. Takimi do të mbahet në një resort dhe pritet të nisë në orën 11.00 me fjalën e kryeministrit Rama.
Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja. Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.
Në axhendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi I dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti" dhe "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.
Procesi i ri-jetëzimit të partisë, bëhet vetëm pak muaj para se të nisë zyrtarisht puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.
AXHENDA
1.Fjala e Kryeministrit Rama
2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja
3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara
4.Miratimi i projekt udhëzimit "Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti"
5. Miratimi i projekt-udhëzimit "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA"
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?
-
Të drejta
22.2%
-
Te gabuara
72.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 712
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Meloni solidarizohet me Ramën e Shqipërinë pas emisionit 'Report' të Rai3: U linçuan se ndihmuan Italinë
28 Prill, 13:11
-
Ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës po rrënohet
27 Prill, 17:52
-
Trafikoi heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra
27 Prill, 12:48
-
Rama në Podcast me 3 mësuese: Arsimi profesional, alternativë e sigurt për integrim në tregun e punës
27 Prill, 08:26
-
Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!
26 Prill, 17:56
-
Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve
26 Prill, 17:54
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë
26 Prill, 12:24
-
370 fëmijë nga e gjithë bota në Shqipëri për Botërorin e shahut, presidenti i federatës për Report TV: Jemi kthyer në qendrën e këtij sporti
26 Prill, 11:57
-
CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro
26 Prill, 11:32
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22