Rishikimi i 3 i buxhetit/Bien me 63 mld lekë të ardhurat, ekspertët: Është borxh i qytetarëve!

Pritshmëritë për të ardhurat ulen me 63.1 mld lekë! Ekspertët: Kujdes me borxhin, rëndon xhepin e qytetarëve. Miratoni paketë shtesë

63.1 miliardë lekë më pak se në buxhetin e parë pritet të mblidhen këtë vit. Rishikimi i fundit i buxhetit parashikon që deri në muajin dhjetor të mblidhen në total 446.5 miliardë lekë nga 509 miliardë që u parashikua në fillim. Ekspertët thonë se këto të dhëna janë panorama e parë e krizës ekonomike që po kalon vendi si rezultat i pandemisë.

“Nxjerrja e aktit normative për të parë treguesit fiskal është piktura kryesore dhe e parë që ne kemi për të parë impaktin që kriza ka pasur në ekonomi dhe më pas në financat publike”, thotë Stringa.

“Nga kjo mbyllja me 50% nënkupton që Shqipëria kishte një humbje potenciale me 650 milionë dollar në të gjithë muajit e mbyllur.

Me çfarë humbje mund ta mbyllim vitin?

"Diskutohet që të mbyllet me minus 1.5 miliardë dollar”, deklaron Muço.

Azmi Stringa ekspert i ekonomisë thotë për Report TV se një rënie kaq e lartë e të ardhurave rrezikon ndjeshëm xhepat e qytetarëve.

“Duke qenë se kemi më pak të ardhura për qytetarët kemi një rrezik që të mos përmbushim ato rreziqet e domosdoshme për ta mbajtur ekonominë që të vazhdojë normalisht ose për ta mbështetur atë, ose për të bërë investimet e nevojshme dh eta kthejmë atë në rrugën ngritëse”, sqaron eksperti.

Nga ana tjetër eksperti Klodian Muço zgjidhjen për kapërcimin e situatës e shikon tek injektimi i parave tek biznesi që gjeneron punësim dhe tek rikualifikimi i të papunëve si pasojë e pandemisë.

“Masa ndihmë biznesit dhe konsumatorit. Qytetarëve pasi janë reduktuar të ardhurat janë shkurtuar vendet e punës dhe në të tilla kushte duhet të subvencionohen dhe të mbështeten. Aspekti i dytë është biznesi. Në për biznesin bëmë shumë pak e vetmja ndihmë reale ishte pezullimi i taksave”, thotë Muço.

Në kah të kundërt me të ardhurat janë shpenzimet të cilat janë shtuar ndjeshëm për të përballuar nevojat e pandemisë. Rritja e borxhit dhe e deficitit për ekspertët po kalon çdo limit, dhe se ai do të rëndojë më tepër xhepin e qytetarëve.

“Të kuptojmë një gjë rënia e të ardhurave për qytetarët do të thotë borxh më i lartë dhe ky është borxhi i qytetarëve”, pohon Stringa.

“Deficit buxhetor këtë vit do të jetë më i larti historisë që në vitin 1999, ose rreth 1.1 miliardë euro”, shpjegon Muço.

Referuar akti të ri normativ borxhi publik për këtë vit mund të arrijë në  80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose 10.3 miliardë euro por pa përfshirë efektet e kursit të këmbimit. 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/07/2020 00:54

    Po borxhi I jashtem sa eshte? Ka ardhur koha qe te ulen shpenzimet,investimet,te mos behen me amnisti fiskale,te ulen suvencionimet,dhe kerkesa e kontrrolli tatimor te ashpersohen me shume.U.S.A.e ka deficitin e brendshem me trillion $,por ata jane sa nje continent dhe jane superfuqi boterore.Po Shqiperia e vogel sa nje minishtet amerikan pse ka kete deficit kaq super te madh ne proporcion me siperfaqen e popullsine?Vertet qe ndodhi termeti dhe korona,por keta vetem sa I vune kapelen nje problem qe po ritej prej kohesh.

    Përgjigju
  • Albuf: 11/07/2020 20:52

    Ska lidhje buxheti më realitetin. Këtu qarkullojnë lekë të tjera që as taksohen asgjë. Janë lekë drogë e lekë trafiqesh e lekë korrupsioni. As e ndjen fare rënien ekonomia. Robt kanë ulur vajtjen në lokale prandaj ka rënë xhiroja. Po shkoni ne dhermi e shihni. Plot me rob. Hotelet me çmime dyfish se ska vende. Po kështu kudo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”