Rishikimi i buxhetit/ Shtohen mbi 82 mln euro për transportin rrugor, pakësohet për Sigurimet Shoqërore

Rishikimi i buxhetit/ Shtohen mbi 82 mln euro për transportin rrugor, pakësohet për Sigurimet Shoqërore

Referuar tabelës së shpenzimeve që shoqëron aktin normativ të rishikimit të buxhetit janë rritur fondet për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, nga 54.7 miliardë lekë që ishte në 61.8 miliardë me rishikimin e bërë.

Nga ana tjetër është ulur buxheti i Ministrisë së Financave me 15.5 miliardë lekë, në total shpenzimet për të institucion janë ulur në vlerën 50.4 miliardë lekë, nga 65.9 miliardë lekë që ishte vlera e caktuar në buxhetin fillestar.

Kjo ulje e fondeve është bërë e gjitha në zërin e Sigurimeve Shoqërore, pasi buxheti për këtë zë nga 46.3 miliardë lekë që ishte ka zbritur në 30.7 miliardë lekë. Fondet në këtë zë përdoreshin për të mbuluar deficitin me skemën e pensioneve dhe për të mbuluar shpenzimet. Reduktimi i buxhetit për sigurimet, vjen pas rritjes së të ardhurave të mbledhura gjatë këtij viti si pasojë e kontributeve të rritura për shkak të rritjes së pagës minimale por edhe të pagës mesatare.

Ndërkohë janë rritur me 538 milionë lekë fondet për Ministrinë e Arsimit, ku pjesa më e madhe do të përdoren për financimin e arsimit bazë përfshirë parashkollorin.

Nga ana tjetër janë shkurtuar fondet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me rreth 2.3 miliardë lekë, ku janë ulur shpenzimet për shërbimin e kujdesit parësorë.

Rishikime të buxhetit janë bërë edhe për institucionet e tjera por në vlera më të vogla. Në total janë 46 miliardë lekë rialokime të bëra në këtë akt normativ, me qëllim që fondet të përdoren për projektet që kanë pasur performancë më të mirë gjatë kësaj periudhe të vitit.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 14/11/2023 21:48

    Shendetsia eshte perfekt ne Shqiperi dhe te gjithe jan te teperpaguar. Mire ka bere 2 metershi qe ka ul buxhetin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension