Matura shtetërore, Kushi sjell risitë: Problem fiktiviteti, diferenca deri në 5 nota! Teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe

Diferenca midis notës vjetore të një nxënësi me atë të maturës shtetërore shkon deri 5 nota. Që do të thotë, nëse gjatë vitit nxënësi që ka marrë notën 9, në provimet e maturës ky nxënës rezulton mbetës. Përmes një grafiku të Ministrisë Arsimit është publikuar edhe raporti i maturës 2022. Kjo diferencë ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e notës.

“Diferenca midis notes vjetore dhe maturës shtetërore në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi ka një rënie me 3 nota 196 nxënës, me 4 nota 13 nxënës dhe me 5 nota vetëm një nxënës. Në lëndën matematikë ka një rënie me 3 nota  586 nxënës, me 4 nota 124 nxënës dhe me 5 nota 16 nxënës.”-tha Aurora Balliu, drejtoresha e QSHA-së.’

“Raste si i Kavajës I Kavajës apo Hasit përshembull ku diferenca me 3 nota është në përqindje të lartë na bën të shqetësohemi sepse kjo flet ose për fiktivitet gjatë vitit apo keqadministrim të procesit të MSH.” -tha Evis Kushi, ministre arsimi

Zgjidhjen e këtij problemi,  ministrja Kushi e shikon tek administrimi provimeve të shtetit për të cilat duhen mësues cilësorë dhe ambiente të mëdha 

“Ajo që thatë ju që lidhet me rritjen e cilësisë së vazhdueshme në shkolla dhe ajo që më shqetëson mua është edhe diferenca mes zonave rurale dhe zonave urbane. Pavarësisht se kjo diferencë është zbutur pak, po ta krahasojmë me vitet e kaluara ne përsëri duhet të punojmë në këtë drejtim dhe politikat që ne kemi ndërmarr përshembull portali “Mësues për Shqipërinë” I cili garanton të njëjtën cilësi të mësimdhënies dhe të profesionalizmit të mësuesve.”- tha Evis Kushi, ministre arsimi.

Ndërkohë për herë të parë në maturën shtetërore 2023 do të hartohen teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe

"90% e nxënësve me aftësi ndryshe mësojnë në shkolla normale. Vetëm 10% e nxënësve që janë në një shkallë vështirësie më të lartë mësojnë në shkollat speciale apo në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë. Këtë vit i kemi kërkuar QSHA dhe së shpejti do të hartojë teste të vecanta të një shkalle vështirësie më të lehtë për maturantë që konstatohen me aftësi ndryshe sipas një komisioni të veçantë”-  tha Evis Kushi, ministre arsimi.

Një tjetër risi   e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërksesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI       

NË MSH KANË NJË RËNIE ME

3 NOTA    -  196 NXËNËS

4 NOTA    -  13 NXËNËS

5 NOTA    -  1 NXËNËS        

TOTAL: 210 NXËNËS

NË MSH KANË NJË RRITJE ME

3 NOTA   -  856 NXËNËS

4 NOTA   -  57 NXËNËS

5 NOTA   -   1 NXËNËS      

TOTAL: 914 NXËNËS

MATEMATIKË

NË MSH KANË NJË RËNIE ME

3 NOTA    -  586 NXËNËS

4 NOTA    -  124 NXËNËS

5 NOTA    -  16 NXËNËS

TOTAL: 726 NXËNËS

NË MSH KANË NJË RRITJE ME

3 NOTA    -  1229 NXËNËS

4 NOTA    -  357 NXËNËS

5 NOTA    -  49 NXËNËS      

TOTAL: 1635 NXËNËS

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/01/2023 00:18

    Fiktiviteti ne vleresim eshte gangrene e vjeter,jo vetem ku hyn miku,por dhe ku mesuesit duan te jene ne rregull me statistikat.Po ju tregoj nje histori te ndodhur ne kohen kur isha ne gjimnaz:Ishin vitet e para te demokracise dhe me kujtohet qe ndihmova nje here nje vajze ne klasen tone qe nuk ishte mire me nota ne pergjithesi.Ne kete rast,behej fjale per nje nga shkencat humane,por nuk me kujtohet ekzaktesisht cila.Pasi kisha kaluar ore te tera duke e pergatitur,mesuesja e ngriti ne mesim dhe ajo per ato pergjigje qe dha mund te vleresohej drejtesisht me 8-9,por mesuesja na tha qe po t'i vihej asaj nxenese nje note e atille,kur dihej me cfare vleresohej zakonisht,do te binte ne sy,keshtu qe padrejtesisht e vleresoi me 6 duke i ngrene disa nota.Nuk mu duk e drejte,po kush mund te fliste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?

Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?