Risitë në frigoriferët SAMSUNG, çfarë duhet të dini para se të blini?

Risitë në frigoriferët SAMSUNG, çfarë duhet të dini para se të blini?

Jeni duke menduar për të blerë një frigorifer? Pyetja që mund ti bëni vetes do jetë patjetër nëse vlen të shpenzoni më shumë për një model të caktuar kur të gjithë frigoriferët kanë pothuajse të njëjtin funksion? Që është të mbajnë ushqimet të freskëta.

Ky artikull do t’ju ndihmojë të zgjidhni frigoriferin Samsung më të përshtatshëm për nevojat tuaja dhe të familjes suaj. Në Neptun modelet nga të cilat mund të zgjidhni janë vërtetë shumë, por lexoni më poshtë dhe do të ndiheni më të sigurt për zgjedhjen tuaj.

E vërteta është që një frigorifer I mirë ka potencialin që jo vetëm të ruaj të freskëta ushqimet tuaja. Nëse mendoni se sa shpesh e hapni derën e frigoriferit gjatë ditës, atëherë do të kuptoni se disa tipare dhe përmirësime që i janë bërë modeleve më të fundit kanë impakt shumë të rëndësishëm në eksperiencën tuaj në kuzhinë. Dhe kur flasim pastaj për marka me reputacion shumë të mirë në treg, si SAMSUNG tiparet që ata sjellin bëjnë një diferencë edhe më të madhe.

Frigoriferët e markës Samsung ofrojnë një design dhe ndërtim produkti të menduar që të jetë vërtetë mahnitës. Nëse I shtojmë edhe listën e gjatë të cilësive që këto produkte kanë, do të kuptoni se si një frigorifer mund të jetë më shumë se një frigorifer.

Kështu kur të blini frigoriferin tuaj qoftë online apo në dyqan, mbani në mend këto tipare të vecanta që I gjeni vetëm në Frigoriferët SAMSUNG.

No frost (Pa ngrirje): Ndryshe nga modelet e zakonshme defrost, të cilat kërkojnë kohë dhe mundim për të shkrirë frigoriferin tuaj, modelet Samsung janë të gjithë me teknologjinë Nofrost (pa ngrirje) dhe nuk krijojnë akull.

Cool select Plus: Ju tashmë mund të ndryshoni lehtësisht opsionet në frigoriferin tuaj dhe ta ktheni atë nga një frigorifer në një ngrirës me opsionin e Cool Slect Plus. Kur shkoni me pushime apo kur keni një festë të planifikuar, në cdo rast ju mund të maksimizoni freskinë dhe ruajtjen e ushqimeve tuaja.

Zgjidhni mes opsioneve të temperaturës që ky frigorifer ofron që shkojnë nga 5 deri në -22 gradë celcius.

Metal cooling: Mbani ushqimet tuaja të freskëta më gjatë. Metal cooling është një tipar shumë I fuqishëm dhe inovativ I frigoriferëve Samsung, që përfshin veshje të brendshme të përbërë nga çelik që nuk gërvishtet. Kjo ndarje në frigoriferin tuaj e kontrollon temperaturën në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e frigoriferit dhe siguron eficencë më të lartë duke ofruar shpejtësi më të madhe ftohjeje dhe nivele më të larta të lagështirës kështu që lagështia natyrale e produkteve të freskëta të qëndrojë edhe më gjatë në to dhe si rrjedhojë I bën ato më jetëgjatë.

Teknologjia që maksimizon hapsirën: është teknologjia që ju jep më shumë hapsirë në frigoriferin tuaj pa kushtëzuar hapsirën në kuzhinë. Kështu ju nuk keni pse të kufizoni numrin e produkteve në shportën tuaj kur bëni pazar. Për të siguruar këtë inxhinierët e Samsung kanë gjetur një mënyrë të re dhe evicente për të ndërtuar mure izoluese më të holla por rezistente duke siguruar rritjen e vëllimit deri në 410 Lit pa zënë as edhe një centimetër më shumë në kuzhinën tuaj

Frigoriferi që përputhet me kuzhinën tuaj: Samsung ofron opsionin për të përshtatur frigoriferin me kuzhinën tuaj me frigoriferët inkaso, të cilët bëhen një me banakët e kuzhinës suaj, për një pamje më të rregullt dhe të pastër, pa sakrifikuar hapsirën e brendshme përkundrazi, vëllimi që ata ofrojnë është gati 90 Lit më shumë se një frigorifer free-standing me të njëjtën përmasë.

Inverter dixhital: Kompresori I një frigoriferi është zemra e tij. Kompresori në frigoriferat Samsung kontrollon shpejtësinë në mënyrë të zgjuar dhe ftoh vetëm aq sa duhet, ndryshe nga kompresorët e tjerë që punojnë gjithmonë me kapacitet maksimal duke shpenzuar shumë energji.

Nga ana tjetër kontrolli I voltazhit siguron që frigoriferat Samsung të punojnë normalisht edhe në kushtet e ndryshimeve të voltazhit

Zgjidhni modelin që ju përshtatet në rrjetin e dyqaneve NEPTUN. Mos hezitoni të pyesni asistentët e shitjes për të patur informacionin e plotë dhe për të bërë zgjedhjen e duhur për ju.

Deri në datën 31 Korrik të gjithë frigoriferët Samsung mund t'i merrni me 15% Ulje dhe për më tepër ju dhurojmë edhe një kupon me vlerë 5000 Lekë për të shpenzuar në kategorinë e elektroshtëpiakeve të vogla.

Për më shumë informacion ( klikoni këtu ).

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tirana dhe Vllaznia me mision përmbysjen, sot jepen dy biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë

Tirana dhe Vllaznia me mision përmbysjen, sot jepen dy biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë