Rita Ora dhe UNICEF bashkëpunojnë për të ndihmuar Kosovën (VIDEO)

Rita Ora ka vizituar Kosovën gjatë muajit prill të këtij viti në kuadër të programit të UNICEF.

Tashmë Rita është ambasadorja e Kosovës dhe po bërgatit programe për përkrahje të fëmijëve e familjeve të varfra për vendlindjen e saj në bashkëpunim me UNICEF.

Tashmë është publikuar nga UNICEF një video e vizitës së Ritës në vendlindje, bashkë me mesazhin  që ajo përcjell.

Kjo video u publikua  në kuadër të 30 vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Rita ka bërë një deklaratë në lidhje me vizitën e saj në Kosovë.

Ndihem e prekur dhe e frymëzuar duke punuar me UNICEF-in dhe duke takuar fëmijë e familje këtu në Kosovë, ku jam lindur.
Duket sikur shumëçka ka ndryshuar këtu që nga fëmijëria ime. Kur isha një vjeç, familja ime u largua nga shtëpia për shkak të konfliktit, në kërkim të sigurisë dhe mundësive për të ardhmen.
Sot Kosova është në paqe dhe shumë fëmijë kanë qasje në kujdes cilësor shëndetësor, vijojnë shkollën dhe kanë mundësi që zëri i tyre të dëgjohet.
Viti 2019 është një vit i rëndësishëm për fëmijët anembanë botës. Ky vit shënon 30 vite që nga premtimi i bërë nga udhëheqësit botëror për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve përmes Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.
Teksa shikojmë progresin që është arritur deri më tash për fëmijët, është po ashtu e rëndësishme ta pranojmë se shumë vajza dhe djem këtu në Kosovë dhe në mbarë botën  janë lënë jashtë.
Këtë vit unë i bashkohem UNICEF-it për t’iu bërë thirrje udhëheqësve që ta forcojnë përkushtimin e tyre për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve.
Për çdo fëmijë, çdo e drejtë”, ka thënë Rita.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK