Rita Ora përlotet në koncertin në nder të Dj të famshëm Avicci

Rita Ora përlotet në koncertin në nder të Dj të famshëm Avicci

Rita Ora në koncert

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka marrë pjesë në koncertin e organizuar në nder të DJ të famshëm Avicci.

Rita Ora ka falenderuar familjarët e Aviccit në një postim të saj.

Gjithashtu ka solidarizuar të gjithë për rëndësinë e shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve e sidomos tek të rinjtë.

Përmes videos ajo ka shfaqur momentin e performancës së këngës ‘Lonely together’, që është publikur para dy vitesh në bashkëpunim me Avicci, ku edhe është përlotur.

"Dua të falënderoj familjen e Avicii për organizimin e kësaj për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor veçanërisht brenda industrisë së muzikës.

 Shpesh suksesi mund të shihet si një përfaqësim që dikush po e bën mirë edhe mendërisht, megjithatë ne mund të shohim këtu se ka shumë punë për të bërë.

 Faleminderit për të gjithë 60,000 nga ju dhe ata që shikojnë në shtëpi dhe familjen time.

‘Ne dëshirojmë që ky koncert të ndihmojë në vendosjen e temës në rendin e ditës dhe t'i kushtojë vëmendje sëmundjeve mendore dhe vetëvrasjet.

Politikat dhe mjetet janë të nevojshme për të zbuluar rreziqet dhe për të parandaluar vetëvrasjet, veçanërisht në mesin e të rinjve', Klas Bergling", ka shkruar Rita.

Kujtojmë që dj i famshëm Avicci u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në 20 prill të viti 2018.

Avicci dhe Rita Ora

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos