Rita Ora uron ditëlindjen e Harris, ende çift?

Rita Ora uron ditëlindjen e Harris, ende çift?
Ka mjaftuar një status në faqen zyrtare në Facebook-un e Rita Orës, për të vënë në dyshim ndarjen e këngëtares nga Dj Calvin Harris. Në postimin  në rrjetin social Rita i uron ditëlindjen dashurisë së saj duke e shoqëruar edhe me një kolazh fotosh.

“Gëzuar ditëlindjen të vetmit Calvin Harris!!!Ka kaq shumë gjëra për të cilat dua të të falenderoj, por jam e ndërgjegjshme se po ti shkruaj do të jetë njëlloj e vështirë si të ti them në sy. Por prej thellësisë së zemrës sime dua të të falenderoj që ke qenë për mua  në burrë  i mrekullueshëm, shokë dhe i dashur.



Me ty kam  kaluar vitin më të bukur të jetës sime. Ti më mësove se çfarë ishte dashuria e vërtetë dhe nuk do ta harroj kurrë këtë. Një pjesë e zemrës sime do të përkasë gjithnjë ty!!! Më kujtohet ende dita e parë që në nisëm të njiheshim, kur më pe me ato sytë e bukur blu duke më thënë: “Kjo dashuri do të jetë e vështirë por do të jetë e vërtetë”. Unë të dashuroj për këtë.

Faleminderit që solle sërish besimin, shpresën dhe buzëqeshjen në zemrën time. Ti je i duhuri Adam!!! Më vjen keq për gjithçka që të kam bërë të kalosh, pasi e di që nuk jam një person i thjeshtë për të qenë i lidhur, por të kam dashur  me çdo pjesë timen”.-ka shkruar Ora.




(Në Foto: Urimi për ditëlindje e Rita Orës për Calvin Harris në rrjetin social Facebook)

Ndërkohë nuk ende e qartë nëse ky urim ishte një deklaratë dashurie dedikuar të dashurit apo një kujtëse e kohëve  të kaluara së bashku. Komenteve të fansave të saj rreth ndarjes Rita nuk u ka kthyer ende një përgjigjie.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin