‘Rithemelimi’: Bashkia në Vaun e Dejës po përdor skemën ekonomike për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit

TIRANË- ‘Rithemelimi’ ka vijuar akuzat për Bashkinë e Vaut të Dejës. Kësaj here me anë të zëdhënëses së tyre, Floriana Garo, ‘Rithemelimi; akuzon se kjo Bashki po përdor skemën ekonomike si një mjet për “blerë” votën e qytetarëve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas tyre, kjo Bashku ka hequr personat në nëvojë nga kjo skemë ekonomike dhe i ka zëvendësuar me militantë të Partisë Socialiste. Garo thotë se kjo është një skemë e paramenduar me qëllime të patronazhimit politik.

“Në kushtet e një varfërie ekstreme, përballë braktisjes që shqiptarët po i bëjnë vendit çdo ditë, të abuzosh edhe me kafshatën e gojës, është krim. Administratorët e Ndihmës Ekonomike të Bashkisë Vau Dejës, në një rast të paprecedent, kanë nisur largimin e familjeve në nevojë nga skema ekonomike, duke i zëvendësuar me militantë të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë veprim kriminal në prag të festave të fund vitit. Kështu, dhjetëra familjeve do t'u duhet të kalojnë natën e ndërrimit të viteve edhe pa atë lëmoshë që u jepte shteti deri dje.  Ky abuzim bëhet edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet nevojtarëve për tu kaluar militantëve të Rilindjes, kalon nga duart e shtrira të të varfërve te duart e gjata të patronazhistëve.

Persona antinjerëzorë e antishqiptarë disa prej te cilëve prej vitesh jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ky shpërblim u bëhet nga partia sepse janë pjesë e grupeve të manipulimit të votës, mercenarë që po përgatisin skemat e vjedhjes së zgjedhjeve më 14 Maj.

Kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social në Shkodër, të cilët duhet të kontrollojnë çdo familje që përfiton ndihmë ekonomike.  Kjo është një skemë e paramenduar me qëllime të patronazhimit politik.  Por varfëria nuk pyet për politikë dhe me përfituesit e ndihmës ekonomike nuk duhet të bëhen pazare politike.

Ky është një rekord i ri, turpi i qeverisjes vendore dhe qendrore të Rilindjes. Prerja e një lëmoshe në prag të festave është një akt çnjerëzor.  Jo vetëm ky abuzim, por edhe shumë të tjerë të kësaj bashkie, do ta gjejnë përgjigjen e merituar më 14 maj, kur populli i Vaut të Dejës, dhe gjithë Shqipërisë, do t’i thotë ndal bandës në pushtet, që për vete vjedh milionat, dhe patronazhistëve u hedh thërrimet që u heq nga goja të varfërve”, tha Garo.

Nuk është hera e parë që ‘Rithemelimi i ka bërë thirrje SPAK për tenderat që jepen nga Bashkia e Vaut të Dejës. Ata kanë denoncuar se kjo Bashki i dha 51.2 mln lekë kompanisë për rikonstruksion rruge, por punimet s'përfunduan teksa ka denoncuar në SPAK Mark Babanin me akuzën për korrupsion. Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka deklaruar se 870 milionë lekë kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë . Nga selia blu, Boçi tha se ka prova që faktojnë akuzën e demokratëve. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndë narkotike vijnë nga linjat e transportit nga Kosova

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndë narkotike vijnë nga linjat e transportit nga Kosova