'Rithemelimi nuk kërkoi komision për 2 koncesionet e Klodit të Amerikanit', Valteri ironizon: Vokshi ka humbur memorien, nuk di nga i merr lekët

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë që u ngrit më 21 mars 2024, me 95 vota pro dhe me votën e vetme të abstenim të Erjon Braçes hodhi hije dyshimi mbi lidhjet klienteliste të Rithemelimit për shkak se u tërhoq nga  hetimi për 2 koncesione, atë të laboratorëve mjekësore dhe hemodializës, të lidhura me biznesmenin Allajbeu dhe spitalin amerikan.

Ish-deputeti Halit Valteri në 'Studio Live' ka ironizuar deputetët e opozitës për dakordësinë në lidhje me Komisionet Hetimore në Kuvend.

Çuditërisht, sipas tij nuk kërkuan komision për dy koncesionet që lidhen me Klodjan Allajbeut. Nga ana tjetër, thumboi deputeten Albana Vokshi, që sipas tij nuk di nga i merr lekët më përpara. 

'Kemi ca deputetë si manekinë të opozitës që luftuan si Don Kishoti me Sancho Panchon me mullinjtë e erës dhe nga 8 komisione që kërkuan me dy bënë pazare. Dy ato të shëndetësisë dhe Klodi i amerikanit i mori me të mira. Dhe çuditërisht ato 2 koncesionet e Klodit nuk u kërkuan.

E shkreta Vokshi. Vokshi ka një hall të madh, se ka humbur memorien dhe nuk di nga i merr lekët në fushatë. Këtë e ka problemin. Se ka shumë njësi këtu në Tiranë edhe s’di ku të marri më përpara. Se s'dua të merrem më këtë temë. Dua të merrem me tema të tjera që janë më të bukura.', tha Valteri për gazetarin Arbër Hitaj.

Rithemelimi dhe Partia Socialiste arritën dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore në Kuvend, një për sistemin TIMS dhe tjetra Komisioni i Shëndetësisë, për koncesionin e sterilizimit dhe check-up. Fillimisht kërkesat e Rithemelimit për të cilën zhvilluan edhe kaosin disa mujor në Kuvend, ishte për 8 komisione hetimore, nga të cilat mazhoranca pranoi vetëm dy.  

Në objektin e hetimit të komisionit hetimor për Shëndetësinë nuk u përfshi kontrata koncesionare për laboratorët mjekësorë dhe koncesioni i hermodializës të lidhur me biznesmenin Klodjan Allajbeu.

G.K/N.Xh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë

Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë