'Rithemelimit i duhej marrëveshja', Duka në 'Studio Live': Opozita nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj Bashës

Kreui i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv, ku foli për zhvillimet e fundit në kampin opozitar. Duka e sheh me pozitive kthimin e parlamentit në normalitet dhe dakordësinë që arriti PS dhe Rithemelimi.

‘Nëse vazhdohet kështu është në dëm të politikës dhe kombit. Këto ligje që u kaluan brenda 2-3 minutave nëse vazhdohet në të njëjtën rrugë do ishte në dëm. U bë mirë që u dakordësua. Edhe mazhoranca bëri lëshime. Edhe opozita e shpreh si një fitore të saj sepse ktheu vëmendjen e ndërkombëtarëve. Sipas meje nuk ka fituar njeri. U bë mirë që jeta parlamentare u kthye në normalitet.’, tha Duka për Arbër Hitajn.

Duka mendon se e vetmja zgjidhje edhe nëse kodi zgjedhor nuk ndryshohet është bashkimi i opozitës që të vijë në pushtet.

‘Për kodin zgjedhor nuk jam dakord. Vazhdoj të shpresoj se bashkimi i forcave opozitare është i nevojshëm. Nëse futesh në një sigël, u futa herën e parë sepse u detyruan partitë e vogla nëse futesh edhe herën e dytë i bie të absobohem të quhem parti demokratike.’, shtoi ai.

Kreu i PAA-së shton se Rithemelimi e kishte të domosdoshmë një marrëveshje për t’u kthyer në normalitetin parlamentar.

‘Besoj se Rithemelimi i kishte të domosdoshme një marrëveshje për të kthyer në normalitet parlamentin. Të dy palët bëjnë retorikë politike. Ka një farë përgjumje, e lamë për takime në bazë. Të shohim në të ardhmen nëse do dalim në bazë së bashku apo gjithsecili do vazhdoj të bëjë fushatë më vete. Unë vazhdoj të ngul këmbë se e vetmja zgjidhje është bashkimi i gjithë faktorëve opozitarë. Të bashkuar ja vështirësojmë punën, të ndarë ia lehtësojmë.’, vijoi më tej kreu i PAA-së.

Sa i përket protestave, Duka është pro tyre por vetëm nëse burojnë realisht nga pakënaqësia e qytetarëve.

‘Kam qenë në çdo protestë, aksioni opozitar ka nevojë për një kombinim të gjithë formave edhe protestave por edhe parlamentit. Ndoshta duhet pak kohë që të futet në natyralitetin e vet të jetës parlamentare. Do ishte mirë që protestat të burojnë nga pakënaqësitë e qytetarëve dhe jo të jenë protesta artificiale. Pjesëmarrja masive në protestën e fundit tregon se populli nuk është i kënaqur me qeverisjen.‘, shprehet Duka.

Për Dukën, në federatën opozitare duhen përfshirë të gjithë faktorët dhe sipas tij opozita nuk ka luks të lërë jashtë Bashën pasi ka rreth 105 mijë vota.

'Kam thënë dhe them se të gjithë faktorët opozitarë duhet të bashkohen. Kjo opozitë nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj çdo opozitari. Zoti Basha ka një pjesë të konsiderueshme të opozitës. Mori 105 mijë vota zgjedhjet e fundit.', thotë ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
'S'kemi bërë aleancë me Berishën e askënd' Duka tregon bisedën telefonike me Lulzim Bashën! Mund të futemi vetëm në zgjedhje

 

Përballë një reforme zgjedhore të ngecur mes kapriçove të PD-PS, partitë e vogla i druhen arnimit të Kodit Zgjedhor në mënyrë të tillë, që ata të mbeten jashtë sistemit. Shqetësimin, e ngre kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Në Report Tv në emisionin “Studio Live’ Duka tregon dhe bisedën e fundit telefonike me Bashën para tryezës 'Harku Opozitar Euro-Atlantik' dhe bën të qartë se PAA nuk projekton aleancë të ardhshme zgjedhore pa parë çfarë do të bëhet me reformën zgjedhore.

"Si PAA dhe partitë e tjera të vogla nuk është se po bëjnë koalicione parazgjedhore. Zoti Basha para 4 -5 ditësh bëri një tryezë për reformën zgjedhore. Më mori në telefon dhe më ftoi. Më tha a jeni dakord me këtë që kemi thënë ne. Se ju vetë keni ardhur e kërkoni firmat për të njëjtat teza. Pra që të votojnë emigrantët, listat e hapura, që Shqipëria të bëhet me 3- 4 zona zgjedhore, votimi e numërimi elektronik. Duke qenë kështu mund të vini në tryezën që iniciatorë ishin ata (Shenim PD). Unë vetë nuk kisha mundësi të shkoja se isha jashtë, por shkoi nënkryetari. Por kjo u shit si aleancë. Ne nuk kemi bërë aleancë as me të as me Berishën, e me askënd. Se jemi në kushtet si do të hyjmë në fushë të lojës. Nuk dimë si do të jetë gjyqtari e si do të gjykojë" thotë Duka për gazetarin Arbër Hitaj. 

Është i vendosur kur thotë se në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, pra 2025, PAA do të hyjë vetëm nëse do të shkohet me Këtë kod zgjedhor dhe lista të hapura.

“Nuk po projektojmë një aleancë të ardhshme zgjedhore kur nuk dimë kushtet e lojës. Nëse do të shkohet me këtë Kod Zgjedhor dhe shartohet në mënyrë të shëmtuar. Pra ky që është po me lista të hapura atëherë çfarë kuptimi ka?! Ku qëndrojnë koalicionet nëse bëhet me lista të hapura e ndarë me 12 qarqe. Po u bë me lista të hapura do të futesh në një sigël e do të vijojë e njëjta histori. Ndërkohë partitë e vogla penalizojnë veten e tyre.  

Ta zëmë PD e rithemelimi e partitë e vogla do të futen në të njëjtën sigël do i japin PAA-së një kandidat. Kush është leverdia këtu? Së pari do konkurosh në një habitat jo natyral tëndin se je tek listat e PD-së. Është ngjyra e tyre që mbizotëron. Të gjithë votat që ti merr shkojnë në favor të PD-së e gjithë puna shkon dëm. Nëse do të jetë kështu Partitë e vogla duhet të bashkohen që të kenë sa më shumë kandidatë e të kenë formë mbijetese" thote Duka. 

Gjithsesi do të jetë asambleja e PAA-së që do të mblidhet më 20 prill për të dhënë vendimin përfundimtar. Por Duka është i bindur.

Me lista të hapura e me këtë Kod Zgjedhor të ndarë në 12 principata, pa komisionerë e në të gjitha kushte te diskriminuara do të dalim më vete. Do të kemi mundësi të dalim vetëm e të mund të fitojmë 1 – 2 deputetë. Edhe nëse nuk fitojmë deputetë, themi PAA ka marrë kaq vota, thekson Duka. 

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)