Rivlerësimi i figurës së Anila Qilimit, prokuroria konfirmohet në detyrë nga KPK

Rivlerësimi i figurës së Anila Qilimit, prokuroria konfirmohet në detyrë nga KPK

Anisa Qilimi është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Figura e saj ka rezuktuar e pastër ndaj do të vazhdojë të ushtrojë profesionin si prokurore pranë prokurorisë së rrethit Tiranë.

Në njoftimin e bërë nga KPK thuhet:

"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anisa Qilimi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.7.2020, vendosi:​

​​​Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anisa Qilimi, prokurore pranë Prokurorisë sè rrethit Tiranë.​​

Në zbatim te pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë çështjen/procedimin penal nr.515, të vitit 2014 pranë organit kompetent për inspektim.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)