Robert Aliaj tregon sulmin që përjetoi në 1991: Më masakruan 20 policë, shefi i policisë së Beratit më çau fytyrën! Gruan ma lanë me shpatulla pas muri

Robert Aliaj tregon sulmin që përjetoi në 1991: Më masakruan 20 policë, shefi i policisë së Beratit më çau fytyrën! Gruan ma lanë me shpatulla pas muri

Robert Aliaj

Artisti Robert Aliaj Dragot ka rrëfyer një prej historive më të dhimbshme të jetës së tij duke thënë se e kanë dhunuar në vitin 1991. Ai kishte shkuar në një koncert recital në qytetin e Beratit, ku tentonin ta nxirrnin me zor.

“Jam masakruar keq rëndë në ‘91-shin në stadiumin e Beratit, ku unë në një koncert recital kish atë ftuara Dritëro Agollin, meqë konsiderohej komunist nga pushteti që kishte ardhur që quhej demokratik. Kishin hap telashe ndërkohë mua po më hanin telashe për të më vonuar shoën, thashë që nuk nis pa ardhur Dritëroi se është një fyerje për një personazh që kam respekt, një njeri që më ka udhëzuar më shumë se sa më ka penguar.

Ne jemi frymëzuar nga këta poetë në atë kohë, se çfarë ka pas krijimtarisë së tyre personale është një histori tjetër. Mua më kanë sulmuar për të më nxjerrë me zor, ishte edhe shefi policisë së Beratit, më ka fut dorën më ka carë nga thonjtë e paprera, edhe pse i isha i veshur mu ca lëkura. E godita, nja 20 policë me shkopa që më sulmuan, tani imagjino  në këtë murin ruhesha se mos haja ndonjë shkop kokës.

Unë godita një civil, ça ndodhi më masakruan në faqen tjetër të murit lanë bashkëshorten time. Imagjino një burrë që sheh me shpatulla pas muri femrën e vet, nuk mund të bëja asgjë. Unë shpërtheva bëra ca mundi por më e tmerrshmja ishte kur unë u detyrova të këndoja, ishte perversitet total, duhej të këndoja se ishte publiku aty se më thanë nëse ti flet se çfarë ndodhi këtu do të masakrojmë”, rrëfeu ai në emisionin ‘S’e luan topi’.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksadros: 04/12/2022 05:34

    oo Berto po tash te herdhi veza more burre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet