Roboti basketbollist, 'arma' sekrete e japonezëve (VIDEO)

Inxhinierët japonez të robotikës, tashmë kanë një armë sekrete, e cila mund t’i bëj ata fitues të Olimpiadës së Tokios që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Toyota Corporation, kompania shumëkombëshe japoneze, ka arritur të ndërtoi një robot basketbollist, i aftë të realizoi gjuajtje tre pikëshe me preçizion të lartë.

I gjatë 207 cm roboti i pagëzuar me emrin Q3, fal imazhit të skanuar 3D të tabelës dhe koshit, sensorëve dhe motorizimit të duarve dhe gjunjëve, arriti të fitoi garën me dy lojtarë të kombëtares japoneze, duke realizuar 5 nga 8 gjuajtjet për tre pike.

Dizainerët e Toyota-s janë të vetdijshëm se roboti ende nuk është gati për Olimpiadën e Tokios. Ai vërtetë ka shtuar shpejtësinë në lojë dhe pas pasimit ka arritur të realizoi gjuajtje brenda 1 sekonde, por i duhet ende punë që të arrijë të driblojë.

Ekipi kombëtar japonez i basketbollit do të shkojë në Olimpiadën e vitit 2020 për herë të parë në 44 vjet, por ata janë optimistë se fal robotit, mundësitë për të fituar titullin kampion nuk janë zero…/Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit