'Rokadë' në burgje, ndërrohen disa nga drejtuesit/ EMRAT

'Rokadë' në burgje, ndërrohen disa nga drejtuesit/ EMRAT

TIRANE- Ndryshime të reja kanë ndodhur në burgjet e Shqipërisë. Ministrja Etilda Gjonaj ka firmosur ndryshime të reja për sa i përket varësisë së burgjeve në vendin tonë. Mësohet se disa drejtues burgjesh janë transferuar në rrethe të tjera

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra ka mësuar edhe emrat e drejtuesve që kanë pësuar lëvizje.

-Në burgun e Lezhës, drejtor Bukurosh Malluta, në Durrës, Agron Hysi

-Në burgun e Elbasanit, drejtor Ermal Kurti, tek 313-ta, Eduard Strugaj

-Në burgun e Fushë Krujës, drejtor Qazim Hoxha, tek 302 Aurel Jazxhi

-Në Vaqarr drejtoreshë, Fatbardha Hoxhalli, në Krujë Petrit Myslymi

-Në burgun e Lushnjës drejtor Zoi Rrushi, në Tepelenë Nasip Hoxha

-Në burgun e Vlorës drejtor Egon Velaj, në Sarandë Redi Rama.

Një ditë më parë Gëzim Selimi, është larguar nga drejtimi i burgut të Reçit duke u zëvendësuar në këtë post Dedë Zhivani. Po ashtu ka pasur lëvizje edhe në rangun drejtues, ku janë emëruar drejtuesit e rinj të burgut Mine Peza dhe Jordan Misja. Aurel Jazxhi do të drejtojë IEVP Mine Peza, ndërsa Eduard Strugaj do të drejtojë IEVP Jordan Misja (313).

Ndërsa burgu i Fushë-Krujës i ka kaluar në varësi Durrësit, ndërsa burgu 313 në Fushë-Krujë. Zhvendosje tjetër ka pësuar dhe burgu i Gjirokastrës dhe i Sarandës, të cilat duhet të kalojnë në varësi të njëra-tjetrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale