‘Roma Camp’ vjen në Tiranë, Redi Jupi: Shans i artë për fëmijët shqiptarë, më të talentuarit do mbahen në mbikqyerje (VIDEO)

Nga data 6 deri më 9 prill në akademinë ‘Football Republic’ në Tiranë do të organizohet “Roma Junior Camp”, me fëmijët shqiptarë të cilët do kenë mundësi për t’u trajnuar nga specialistët italianë të klubit me emër në Seria A.

“Është një klub serioz. Ne kemi bërë disa kampe të këtij lloji, por Roma është ndoshta emri më prestigjioz që ka ardhur. Na vjen mirë që na kanë përzgjedhur për të organizuar këtë kamp dhe shpresoj që edhe ne ti japim atë shërbim që kërkojnë dhe meritojnë ta kenë,”-u shpreh Redi Jupi, investitor i ‘Football Republic’.

Për të vegjlit shqiptarë të cilët merren me futboll kjo është një mundësi e artë për të treguar veten dhe për të synuar arena të mëdha ndërkombëtare.

“Fëmijët kanë një degustim të atmsferës së Romës, të seancave stërvitore, të metodologjisë. Në vend që të shkojnë atje me kosto të shkuara, nëpër testime të ndryshme që bëhen dhe fëmijët shqiptarë kanë qef ti bëjnë, ata vijnë këtu. Ata e bëjnë edhe për ti dhënë një ndjesi fëmijëve shqiptarë për të marrë eksperiencë nga një klub i madh si Roma, por edhe për të përhapur emrin e tyre në këto zona. Ata bëjnë edhe një përzgjedhje të fëmijëve më të mirë, që ata më pas i mbajnë në foksur me synimin për të shkuar në interest që ata kanë,”-tha Redi Jupi, investitor i ‘Football Republic’.

Për këtë kamp që do organizohet në kryeqytet ka patur interesim edhe nga skuadra të Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa eventi bëhet në kuadër të Tiranës “Qyteti Europian i Sportit’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa: 01/04/2023 20:09

    Mire po habitem PSE nuk e kan ba me ato te Lazios? Duke pas Taren atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024