Romë, arrestohet 'Doktor Wagner', ortaku i El Chapo në kartelin Sinaloa

Romë, arrestohet 'Doktor Wagner', ortaku i El Chapo në kartelin Sinaloa

Ramon Cristobal Santoyo,një prej krerëve të Kartelit të Sinaloas, i njohur me nofkën ‘Doktor Wagner’, është arrestuar sot në Romë, në aeroportin “Fiumicino”. 

43-vjeçari, Santoyo, është një prej organizatorëve të trafikut të drogës nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara.

SHBA kanë kërkuar prej autoriteteve italiane ekstradimin e tij për ta gjykuar dhe sigurisht burgosur, aty ku ortaku i tij, Joaquin Guzman (El Chapo) po vuan dënimin me burgim të përjetshëm. 

Sipas “Il Messaggero” mbi ‘Doktor Wagner’ Wagner rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Ndaj Ramon Cristobal Santoyo ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti që prej vitit 2016, por ai kishte arritur të humbiste gjurmët. 

Në momentin e arrestimit në Romë, ai po merrte një avion transit për në Paris për të mbërritur më pas në Meksikë.

Kreu i “Sinaloa Cartel” njërit nga kartelet më të mëdha të drogës në botë, Joaquin Guzman, por që njihet më shumë nën nofkën El Chapo u arrestua nga policia meksikane, pas gjashtë muajsh kërkime.

El Chapo ishte arratisur nga burgu më 11 korrik të vitit 2015. I njohur edhe si “i shkurti”, për shkak se ishte trupvogël, ai ishte arratisur nga burgu i sigurisë së lartë edhe njëherë tjetër, në vitin 2001.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht