Romina Kuko: Tërheqja e gjobës ndaj Veliajt tregoi se nuk kishte çështje të debatueshme! PS fiton mandatin e tretë, kemi çfarë t'u ofrojmë qytetarëve

Kryetarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, Romina Kuko gjatë një interviste për Report Tv, foli mbi procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ajo tha se aktualisht janë 400 banesa të cilat janë miratuar në vlerën e rindërtimit për qytetarët në nevojë ndërsa 199 familje firmosën kontratat në Kombinat. Kuko u shpreh se aktualisht ka 540 familje që marrin dëmin për  rindërtimin e banesave të tyre.

"Këshilli Bashkiak, po ju përmend vendimin tonë të fundit. Janë 400 banesa të cilat janë miratuar në vlerën e rindërtimit për qytetarët që kanë nevojë. 199 familje firmosën kontratat në Kombinat këtë muaj si dhe kemi 540 familje të cilat marrin vlerën e dëmit për rindërtimin e banesave të tyre. Këto janë numra që duken abstrakt. Po flasim për familje që kanë nevojë urgjente. Për ne çdo qytetar ka rëndësinë e vetë. Këshilli Bashkiak është i fokusuar në procesin e rindërtimit. Ne kemi pasur vendime të rëndësishme për bonuset e qirave. Jemi kujdesur që familjet të marrin bonusin e duhur. Ka ekipe të mëdha që vlerësojnë dhe nevojat që qytetarët kanë. Vendimet e Këshillit Bashkiak, kemi një kompensim si në bonuset e qirave por dhe për rindërtimin e dëmeve.

Ka një mbështetje sociale nga shërbimi social por dhe një mbështetje prej 6 % nga bashkitë e vendit. Fasha e 6% të merrte përtej mbështetjes ekonomike, të merrte dhe ndihma të tjera ushqimore dhe barna. Duhet thënë që kemi pasur një mbështetje të mirë. Ekipet e bashkisë vijojnë të ndihmojnë të moshuarit e vetmuar dhe grupin tjetër të personave në nevojë" - tha Kuko.

Romina Kuko foli dhe për gjobën e tërhequr nga KQZ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo u tha se përderisa kjo është tërhequr, nuk ka pasur asnjë çështje për t'u debatuar.

"Në momentin që gjoba e apeluar tërhiqet, do të thotë që nuk ka pasur asnjë çështje. Përsa i përket propagandës, janë fjalë në erë po asgjë konkrete. Në rastin konkret ne kemi llaç, tulla, qytetarë që marrin çelësat e banesave. Njerëz që futen në shtëpitë e tyre, lehtësohen nga rëndesa e të mospasurit strehë në kokat e tyre. Nuk ka çështje dhe nuk dua të komentoj asgjë. Gjoba u tërhoq ndërsa qytetarët vijojnë të futen në banesat e reja. Ne duam të shohim njerëz të lehtësuar" - tha Kuko.

Lidhur me fushatën e zhvilluar në Tiranë nga PS, Kuko tha se kjo forcë politike ka disiplinë dhe janë të organizuar.  Ajo u shpreh e bindur tek fitorja e mandatit të tretë nga ana e PS-së, pasi sipas saj, PS ka fakte konkrete se çfarë t'u ofrojë qytetarëve.

"Pjesa e fushatës, ka vetëm një fjalë kyçe për fushatën e PS-së dhe ajo është 'disiplina'. Të gjithë të angazhuar në mënyrë, përtej propagandës, jemi të disiplinuar. Kemi struktura të mirëorganizuara dhe të jemi pranë qytetarëve. Fushata është të fitosh mendjen dhe zemrat e qytetarëve. Duhet të kesh, përtej premtimeve boshe, duhet të kemi dhe fakte konkrete. Fati ynë është që kemi se çfarë tu ofrohemi qytetarëve. Kthehemi tek procesi i rindërtimit si dhe tek përballimi i pandemisë. Kemi një fushatë kapilare në çdo njësi të Tiranës. Bashkëqeverisja me njerëzit por tashmë e materializuar afër qytetarëve. Po na bashkohen shumë të rinj. Njerëzit janë të mençur dhe kur shohin se një forcë politike ka një vullnet për të bërë sa më mirë, është në natyrën njerëzore që t'i bashkohen suksesit. Ne kemi shumë të rinj që i janë bashkuar.

Kemi debate që janë konstruktive. Unë besoj tek opozita konstruktive dhe jo tek ajo që drejtohet në terma personal dhe tek opozita destruktive që kërkon të shkatërrojë diçka që ka qenë përpara. Kishim debate për buxhetin në Bashkinë e Tiranës. Kemi mirëkuptim me njëri-tjetrin. Në buxhetin që kemi miratuar për vitin 2021 është një buxhet social, rindërtimi dhe projektesh strategjike. PS ka një meritë, aftësinë për të rigjeneruar vetëveten dhe për ata që kanë vullnet dhe ide për të ndryshuar diçka. Kjo është një platformë e përbashkët. Do e fitojmë mandatin e tretë. Në PS, ka njerëz me vullnet të mirë. Ne po punojmë me vendosmëri dhe disiplinë dhe rezultatet të jenë organike" - tha Kuko.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja e Kavajës, sipas jush si do të jenë ditët e fundit të fushatës elektorale?

Komento

Komente

  • amico di soreca: 19/02/2021 00:30

    O ROMINA ku je e caktuar per votimet e 25 prillit,,,se dua te te takoj per ndonje dreke apo per ndonje pije,,se je dhe shume simpatike,,,....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

VIDEO/ Plagosja në degën e PD Kavajë, Ndriçim Jonuzi priti Bashën në lokalin e tij në fushatë