Ronaldo dhe Ramos akuza arbitrit:
Na shkatërroi, komplot ndaj Realit

Ronaldo dhe Ramos akuza arbitrit:<br />Na shkatërroi, komplot ndaj Realit
Ylli i Realit të Madridit, Ronaldo dhe kapiteni Ramos kanë akuzuar arbitrin për ‘komplot’ në humbjen me Barcelonën në Bernabeu me rezultatin 3-4. “Që kur jam lojtar i Realit, asnjëherë nuk jemi favorizuar, çdo vit ndodh e njëjta gjë.

Mbase nuk duan që të fitojmë titullin. I kuptoj vendimet e arbitrit pasi kam 5 vite në Spanjë dhe e di që jo gjithmonë vlen loja në fushë, por duhet të luash edhe jashtë fushe. Arbitri bëri shumë gabime. Në një ndeshje si kjo duhet një gjyqtar me nivel të lartë.

Ai ishte zbardhur në fytyrë, ishte shumë nervoz dhe për këtë arsye nuk mund të merrte vendimet e duhura. Ky arbitër nuk kishte aftësitë për një ndeshje të tillë. Reali është klubi më i madh në planet dhe shumë njerëz janë ziliqarë, nuk duan që ne të fitojmë.

Nuk na trajtojnë asnjëherë njësoj dhe këtë e kam konfirmuar me ato që kam parë në fushën e lojës. Ndoshta njerëzit e dinin që nëse Barcelona humbiste do të dilte jashtë loje” deklaroi portugezi. I inatosur pas ndeshjes u shfaq edhe mbrojtësi Ramos duke akuzuar drejtpërdrejt Undiano Mallenco.

”Turp, nuk po na lënë të luajmë futboll. Po bëhen gjëra të paramenduara dhe ndaj të cilave nuk mund të luftojmë. Shpresoj që Undiano të mos na gjykojë më në këtë sezon. Penalltia e Ronaldos ishte jashtë zone.

Në rastin e Iniestës, Xabi e preku, por nuk është 11-metërsh. Ndërsa, Neymar kërkoi kontaktin me mua e për më tepër u nis në pozicion jashtë loje. Donin të ekuilibronin renditjen dhe ia arritën qëllimit.”


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor