Ronaldo i bashkohet luftës për të mposhtur koronavirusin, hotelet e tij i kthen në spitale për të prekurit

Ronaldo i bashkohet luftës për të mposhtur koronavirusin, hotelet e tij i kthen në spitale për të prekurit

Cristiano Ronaldo duket se është një nga ata futbollistë të cilët po sensibilizohen më së shumti me situatën që ka mbërthyer botën për shkak të pandemisë koronavirus. Portugezi që më parë kishte shkruar një letër ku i kërkonte të gjithëve të ndiqnin rregullat e qeverisë përkatëse dhe Organizatës Botërore të Shëndetit tani ka bërë diçka akoma edhe më shumë domethënëse.

Mediat e huaja raportojnë se futbollisti i Juventusit hotelet e tij në Itali i ka kthyer në spitale që t’u vijnë në ndihmë personave të prekura nga koronavirusi. Një gjest vital nga një futbollist që në jetën e tij është mësuar vetëm të fitojë. Le të shpresojmë se edhe kjo nismë do të jetë ashtu si Cristiano Ronaldo, të mposhtë sa më shumë këtë të keqe që ka mbërthyer globin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?