Ronaldo i drejtohet Messi-t: Prano sfida të reja, eja luajmë në 'Seria A'

Ronaldo i drejtohet Messi-t: Prano sfida të reja, eja luajmë në 'Seria A'

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Cristiano Ronaldo i dha fund në verë një epoke të lavidshme te Real Madrid, ku u bë golashënuesi më i mirë i historisë së këtij klubi. Sigurisht që kalimi në “Seria A” te Juventusi bëri shumë bujë për disa faktorë. Sa i përket dyshimeve për nivelin që do të shfaqte në Itali, numrat deri më tani i kanë dhënë të drejtë 33-vjeçarit, i cili në 15 javë kampionat ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.

Së fundmi, fituesi i 5 herë i “Topit të Artë” ka dhënë një intervistë për “Gazzeta della Sport”, ku rrëfen detaje interesante të kësaj aventure deri më tani 4 mujore. 

“Këtu te Juventusi ne jemi grup. Në çdo skuadër tjetër dikush ndihet më I mirë se të tjerët, por këtu ne jemi të gjithë në të njëjtën linjë, jemi të përulur dhe kërkojmë të fitojmë. Nëqoftëse Dybala dhe Mandzukic nuk shënojnë, I sheh po prap të lumtur, të buzëqeshur. E ndiej diferencën, është ndryshe nga Real Madridi”, u shpreh Cristiano Ronaldo.

Transferimi në Itali sigurisht që zbeh konkurrencën e madhe me Messi-n. I pyetur nëse argjentinasi I Barcelonës i mungon sadopak, Cristiano përgjigjet: Jo, ndoshta i mungoj unë atij. Kam luajtur në Angli, Portugali, Spanjë Itali dhe skuadrën kombëtare, ndërkohë që ai vijon te jetë vetëm te Barcelona. Për mua jeta është një sfidë, më pëlqen ajo dhe dua t’i bëj njerëzit të lumtur. Do doja që Messi një ditë të vinte në Itali, ashtu si unë, të pranonte sfida të reja.

Ronaldo foli edhe për “Topin e Artë” që këtë vit u fitua nga Modric. Portugezi e uroi ish-shokun e skuadrës për trofeun individual, por u shpreh se ai e meritonte atë dhe se numrat e vërtetojnë diçka të tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund