‘Ronaldo më i fuqishmi i Real Madrid’, Ramos: Nuk i di kriteret se si fitohet ‘Topi i Artë’

‘Ronaldo më i fuqishmi i Real Madrid’, Ramos: Nuk i di kriteret se si fitohet ‘Topi i Artë’

Sergio Ramos prej disa vitesh po bën diferencën në fazën defensive me Realin, por ajo që ka bërë përshtypje është se spanjolli ka shifra të frikshme edhe në sulm, ku shpesh arrin të nxjerrë ekipin nga situata. Këto të dhëna e kanë bërë atë një ndër pak futbollistët më të mirë në qarkullim, por gjithsesi ai cilëson Cristiano Ronaldo-n si futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur. Në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, Ramos nuk ka lënë pa vlerësuar edhe Ronaldo ‘fenomenin’.

A është Cristiano Ronaldo futbollisti më i mirë me të cilin keni luajtur?

“Është një pyetje me të vertetë e vështirë sepse kam luajtur me shumë yje, por Cristiano padyshim është një nga më të fuqishmit në historinë e Real Madrid dhe futbollit. Unë nuk do të harroja Ronaldo brazilianin, Roberto Carlos, Zidan, Casillias dhe Raul.”

A mendoni se Van Dijk e meriton “Topin e Artë”?

“Ky është një çmim individual, ndërsa futbolli është sport në skuadër. Holandezi padyshim është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe këtë e ka treguar. Megjithatë kriteret me të cilat akordohet ky çmim nuk janë të qarta. Do të isha shumë i lumtur nëse një mbrojtës e fiton atë, ashtu siç bërë Fabio Cannavaro.”

Cili ishte idhulli juaj kur ishit fëmijë?

“Unë i kam dashur sulmuesit pasi kur je i vogël tërhiqesh nga ata të cilët realizojnë gola. Më pëlqenin shumë Ronaldo fenomeni, Caniggia dhe Crespo, sepse unë i doja futbollistët me flokë të gjata. Pika e referimit iishte Maldini, Hierro, Pablo Alfaro dhe Javi Navarro.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar