Ronaldo nuk përmbush pritshmëritë, zhgënjehet sheiku saudit: Pagova 200 milionë euro për të dhe nuk bën asgjë (VIDEO)
Drejtor sportiv i Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo
Mesa duket Cristiano Ronaldo nuk ka patur një fillim të mbarë të aventurës së tij në Arabinë Saudite. Në dy paraqitjet e para nën fanellën e Al Nassr ai nuk ka patur një rol vendimtar ashtu siç pritej. Madje skuadra e tij u eleminua në gjysmëfinale të Superkupës duke humbur 1:3 ndaj Al Ittihad.
Në atë ndeshje, portugezi pati një rast të madh në pjesën e parë, për të cilin trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia tha se Ronaldo mund të kishte ndryshuar drejtimin e lojës nëse do të kishte arritur ta shfrytëzonte.
Meqë nuk e bëri, iu desh të përballej me kritika nga media të caktuara dhe në internet filloi të qarkullonte një video në të cilën një nga drejtorët e klubit vë në dyshim korrektësinë e vendimit të tij për t’i ofruar Ronaldos kontratën më të pasur në histori.
“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton sauditi.
Në video, sauditi është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos teksa imiton festën e tij të famshme.
Portugezi i famshëm do të ketë shansin e radhës për një provim korrigjues të premten, kur Al Nassr të vizitojë Al Fateh, skuadrën e gjashtë të Ligës Pro Saudite.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
58.4%
-
Të gabuar
28.3%
-
Nuk e di
13.2%
Vota total: 989
Lajme të tjera
-
Rikthim i magjishëm i Ronaldos në kombëtaren portugeze! 38 vjeçari shënon 'eurogol' nga goditja e dënimit (VIDEO)
23 Mars, 22:35
-
Cristiano Ronaldo shfrenon fantazinë: Kampionati arab mes 4-5 më të fortëve në botë
23 Mars, 16:44
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo shënon nga goditja e dënimit, vjen goli i 9-të në Arabinë Saudite
18 Mars, 20:25
-
Me lot në sy, Georgina Rodriguez flet për herë të parë për humbjen e djalit
16 Mars, 20:54
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo s'i mban nervat dhe ndëshkohet me karton, Al Nassr fiton edhe pa golat e portugezit
14 Mars, 18:01
-
VIDEO/ Ronaldo 'tërbohet' dhe del nga fusha me nerva, Al Nassr humbet në derbi dhe zbret nga vendi i parë
9 Mars, 22:09
-
Një avion me ndihma, Cristiano Ronaldo prek me gjestin për Turqinë dhe Sirinë
6 Mars, 10:54
-
Modelja kiliane: Kam video në shtrat me Ronaldon, a është tradhti?
28 Shkurt, 12:35
-
'FIFA The Best'/ Cristiano Ronaldo voton me inat, Messi i jep pikët maksimale Neymar-it
28 Shkurt, 10:46
-
Cristiano Ronaldo shkel rregullat në Arabinë Saudite, hipën makinën në trotuar për të shmangur trafikun, qytetarët kërkojnë arrestimin e tij
24 Shkurt, 12:28
-
Messi veshi 'bishtin', Cristiano Ronaldo me shpatë në dorë feston themelimin e Arabisë Saudite
23 Shkurt, 17:55
-
'Magneti' Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Premier League drejt Al Nassr
22 Shkurt, 11:43