Ronaldo Sharka poston videon duke qarë: Dua të jap mesazh, është ok të qash, je njeri

Ronaldo Sharka poston videon duke qarë: Dua të jap mesazh, është ok të qash, je njeri

Ronaldo Sharka

Moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë një video në profilin e tij në rrjete sociale ku shfaqet i përlotur si kurrë më parë. Deri para hyrjes në shtëpinë e Big Brother Vip shumë komentues e kanë quajtur arrogantë, të paedukatë, brutal, por pasi e panë në Big Brother Vip mesa duket kanë ndryshuar mendim duke e përkrahur atë. Nëpërmjet një video dhe një shkrimi në rrjete sociale ai ka ndarë mesazhin se të jesh duke qarë dhe mos ndihesh mirë është në rregull.

 

Ronaldo e ka shoqëruar videon me këtë shkrim shkrim i cili thotë: “Kam qenë në dilemë nëse gjëra të tilla duhen postuar apo jo në rrjetet sociale. Po fundja, pse jo? Edhe ne njerëzit që dalim në ekran dhe në rrjet duke qeshur, edhe ne nuk jemi mirë. Edhe? Ja u a them unë! Edhe ju qe jeni duke kaluar gjëra në jetë, si gjithmonë. Fundja jeta keshtu është, është shume ok të mos jesh mirë! Eshte ok të qash, është ok të jesh njeri. Sepse Zoti nuk na jep më shumë halle seç mbajmë mbi supe. Siç më njohët në BigBrother dua të vazhdoni të më njihni në rrjetet e mia sociale. Unë jam i lumtur që jetoj, që ashtu siç qesh, ashtu edhe qaj sepse kam ndjenja ende brenda vetes. Ama, unë sërish qesh. Ndaj edhe ju miq, pavarësisht të gjithave, ju lutem gjeni forcen të qeshni sërish. Ju dua, Roniiiiii juaj çapaçul

 

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet