Ronaldo shënon golin e 750-të në karrierë, të mëdhatë bëjnë ligjin në Champions, kualifikohet Dortmundi (VIDEO-Golat)

Stephanie Frappart futet në histori pasi mbrëmë në Juventus-Dinamo Kiev u bë e para femër që arbitron në një ndeshje të Champions League. Bardhezinjtë fituan lehtësisht në Torino ndaj ukrainasve me golat e Federico Chiesa, Ronaldo dhe Moratës. Ylli portugez arriti 750 gola në karrierë një tjetër rekord ndërsa për ta mbyllur në vend të parë grupin G Juvja duhet të fitojë 3-0 ndaj Barclonës në ndeshjen e fundit.


Barcelona di  të fitojë edhe pa Messin. Në Budapest katalanasit triumfuan 3-0 ndaj Ferencvaros dhe janë me pikë të plota pas ndeshjeve të pesta në grupe. Skuadra e Koeman i mbylli llogaritë që në 30 minutat e para me Griezman, Braithwaite dhe Dembele. Për ta mbajtur vendin e parë në grup mjafton një barazim me Juventusin.


Borussia Dortmund u bë skuadra e radhës që siguron biletën për në 1/8 e Champions League. Verdhezinjtë barazuan 1-1 me Lazion në Gjermani dhe kalojnë më tej ndërsa italianëve u mjafton vetëm një barazim në ndeshjen e fundit në grupin F ndaj Brugge që mbrëmë mposhti 3-0 Zenit.


Një ndeshje nga fundi grupi H konfirmoi të gjitha parashikimet se pse u quajt grupi i vdekjes. Tre ekipe janë me nga 9 pikë kjo edhe pas fitores së PSG në “Old TRaford” ndaj Manchester United 3-1. Shkëlqeu braziliani Neymar me dy gola ndërsa Lajpcig fitoi në Stamboll 4-3 ndaj Basaksehir .


Olivier Giroud shënoi të katër golat në fitoren 4-0 të Chelseat ndaj Sevillas-s në Andaluzi dhe londinezët sigurojnë vendin e parë në grupin E ndërsa Krasnodar mundi 1-0 francezët e Rennes./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira