Rotacioni në politikë

Rotacioni në politikë

Kuvendi i Shqipërisë

Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim politikën me sportet, sidomos me ato që janë jo individuale, por luhen në skuadër, do të vërenim se janë tre shkolla, të cilat ndjekin trajnerët.

Shkolla e parë mbështet mendimin se një ekip që fiton nuk ndryshohet.

Shkolla e dytë është pro kombinimit të një pjese të ekipit fitues me lojtarë të rinj.

Shkolla e tretë është radikale. Ajo është pro rinovimit rrënjësor, sepse gjykon që ekipi fitues i ka harxhuar të gjitha rezervat, pra e ka konsumuar të gjithë karburantin.

Natyrisht që të tre shkollat kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Gjithçka varet nga vlerësimi që do të bëjë trajneri  për lojtarët e tij.

Të mos ndërrosh ekipin që fiton është pothuajse aksiomë. I lë lojtarët të bëjnë lojën e tyre, duke ndjekur rreptësisht udhëzimet e tua. Thjesht, ndonjëherë bën ndonjë ndryshim të nevojshëm, gjithmonë të brendshëm me lojrrët e rosterit tënd.

Ekziston rreziku që në vijimësi disa lojtarë bazë të “digjen” dhe të mos jenë më rezultativë.

Për këtë arsye mendon shkolla e dytë e mendimit të trajnerëve, ajo e rinovimit të pjesshëm, e cila parashikon kombinimin e lojtarëve të vjetër me të rinjtë. Këtu rreziku është që lojtarët e rinj të mos “lidhen” siç duhet me të vjetrit në fushën e lojës, ndërkohë që në dhomat e zhveshjes klima të mos jetë e mirë, pasi të vjetrit e shohin ekipin si të tyre.

Trajneri- kryeministër ose edhe kryetar partie bën planin e tij: ministrat dhe funksionarët partiakë ftohen ta zbatojnë- ndërkohë që ndjekësit, votuesit apo edhe pjesa gri e ekeltoratit presin të shohin dhe të gjykojnë me votën e tyre.

Në shkollën e tretë trajneri merr gjithçka përsipër. Në rast se dështon rinovimi i tij, atëherë largohet, pavarësisht se në një periudhë afatmesme mund të dalë pozitive.

Në rast se fiton, atëherë merr të gjitha meritat.

Por në rastin e një ndryshimi rrënjësor, rezultatet pozitive shihen të shtrira në kohë e hapësirë.

Ajo që kërkohet është një “kredi” e konsiderueshme kohe dhe një performancë gjithnjë e më e mirë e ekipit të ri.

Do më thoni se çfarë lidhje ka sporti si skuadër me politikën.

Ka shumë lidhje, do t’ju përgjigjesha. Është trajneri- kryeministër- kryetar partie, janë lojtarët- ministra- funksionarë partie dhe në fund janë edhe tifozët- votuesit fanatikë ose jo, elektorati partiak ose ai gri, të cilin të gjithë synojnë ta kenë me vete.

Trajneri- kryeministrët- kryetar partie paraqet planin dhe lojtarët - ministra- funksionarë partie ftohen ta zbatojnë, sipas aftësive të tyre.

Në fund tifozët- votuesit presin të shohin dhe të gjykojnë...

Në fillim të shkrimit thashë se të treja këto shkolla trajnimi kanë të mirat dhe të këqijat e tyre.

E keqja e parë është se këto shkolla bazohen vetëm mbi fitoren, ndërkohë që duhet marrë parasysh dhe me shumë seriozitet edhe parametri i humbjes.

E keqja e dytë, nuk është fakti se çfarë shkolle do të ndjekin trajnerët për të fituar, por këmbëngulja vetëm në një shkollë, trajneri humbës kronik të mbajë me çdo kusht lojtarët e patë të ekipit humbës kronik, të mundohet t’u hedhë hi syve tifozëve, se me këtë ekip do të dalë kampion dhe t’i çojë nga humbja në humbje, duke humbur jo vetëm kampionatet, por edhe tifozët.

Dhe kjo është tragjedi, jo vetëm në sport, por edhe në politikë!

Dhe jo vetëm në politikë!

Bën që të humbasë demokracia, sepse i le fushë të lirë vetëm një ekipi, i cili do të vazhdojë të të poshtërojë, përsa kohë nuk ndryshon shkollë por edhe filozofi.

D.m.th tifozët ndërrojnë trajnerin dhe gjithë ekipin humbës!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit