Rozana Radi joshëse, befason
me “Për me pas një Roze”

Rozana Radi joshëse, befason<br />me “Për me pas një Roze”
Këngëtarja dhe autorja e njohur Rozana Radi do të na befasoj me klipin e saj në këto ditë të nxehta vere. Vetëm pak kohë më parë ajo pati paralajmëruar se shumë shpejtë vjen do të vij me këngën e saj të re “Për me pas një Roze”.

Siç e shihni dhe në foto, Rozi gjithmonë na befason me skenat e saj joshëse veç teksteve. Ajo ka shpërndarë disa fotografi në “Instagram” nga pjesët e klipit në të cilat shfaqet në formë dhe shumë seksi.

Në postimet në rrjetet sociale, Rozi tregon për stafin dhe i falenderon pafund për punën dhe impenjimet që kanë pasur për të realizuar klipin “për me pas një Roze”. “Jemi lodhur shumë për këtë video. Ka qenë një grup shumë i madhe pune.

Regjisor, operator, kameramanë, asistent, ndriçus, figurante, aktore, këngëtarë të tjerë, grimjere, kostumograf. Firma që na kanë dhënë mbështetjen e tyre. Kemi xhiruar 24 orë pa gjumë.

Dhe askush nuk tha: U lodh! Një bravo e madhe është për ju”, shkruan Rozi në rrjetet sociale. Klipi po regjistrohet në jug të vendit dhe këngëtarja po bëhet gati të sjell super performancën e saj për sezonin veror, i cili pritet të bëhet një hit veror.

rozana radi

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota