Rozana Radin e 'gjen belaja', Instagrami i saj pushtohet nga kinezët (FOTO)

Rozana Radin e 'gjen belaja', Instagrami i saj pushtohet nga kinezët (FOTO)

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Rozana Radi, është një ndër personazhet më të ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale.Por së fundmi ajo ka një problem me rrjetet sociale, pasi nuk ndjek më miqtë e saj në Instagram por kinezë.

Ka qenë Fjolla Morina ajo që i ka dërguar një mesazh Rozanës duke i kërkuar llogari se përse nuk e ndjek më në Instagram. Rozana ka ngelur pa fjalë dhe më pas ka zbuluar se diçka po ndodh me profilin e saj pasi ka hequr gjithë njerëzit që ndjek dhe ka bërë follow vetëm disa adresa kineze.

“Miq, mikesha, kushërinj etj etj... Kam qe te enjten e shkuar qe kam problem me insta. Me pak fjale ne instagramin tim dalin qe unë ndjek te gjithë Kinezet Aziatiket e botes (jo ata mua) dhe nuk ndjek me miqt e mi. Ose si kam fare ose i kam bllok ose nuk me kane por nuk me shikojne asnje postim qe une bej ne story apo tek muri. Me sa me shpjeguan kjo ndodh kur merr nje aplikacion e te kerkon te vendosesh te dhenat e inst tend personal mund te te futen tek insta yt. Kujdes mos jepni te dhenat e inst tuaj ne keto aplikacione qe merrni.  Ps Fjolla Morina ti dhe shume miq te tjere nuk preferoni kuzhinen kineze ndaj sju kam”, ka përfunduar këngëtarja.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin