Nxori video të nënës së 15-vjeçarit të dhunuar me armë/ E ëma: Pamjet janë nga një film! Veliu kërkon ndjesë: Nuk shpreha si duhet atë që doja të thoja!

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka kërkuar ndjesë publike për veprimin e tij i cili nxori videon me armë të nënës së 15-vjeçarit që u rrah nga policia pse theu karantinën.

Në përgjigje edhe të akuzës së PD-së, ku kërkuan shkarkimin e tij, Veliu tha se nuk shprehu siç duhet atë që kishte qëllim të thoshte, megjithatë sipas tij, puna që ai bën flet më shumë se fjalët që thotë. Veliu thekson se kjo deklaratë e tij nuk duhet të përdoret me qëllim përbaltjen e punës së gjithë uniformave blu, siç demokratët bënë në deklaratën e fundit.  

"Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.  Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.  Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.  Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.  Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.  Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.  Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.

Por në fund dëshiroj t'u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë "krim" të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.  Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.  Ndjesë nëse kam krijuar një  keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time", shprehet Veliu.

Po çfarë ndodhi që kjo ngjarje u rikthye në qendër të vëmendjes së mediave dhe akuzave politike? Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, deputetja Elena Xhina  e pyeti për dhunën e policit ndaj 15-vjeçarit, Veliu nxori një video ku pranon shkeljen e efektivit, por deklaron se kujdesi duhet në familje, pasi nëna e të miturit promovon në facebook armët e zjarrit. "Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë" tha Veliu teksa tregon videon.

Nëna e djalit Zaida Çobo përgënjeshtroi Veliun duke deklaruar se pamjet e saj me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të filmit “Dashuria s’mjafton" ku ajo ka pasur një rol. Nga ana tjetër, nëpërmjet ish- deputetes Oriola Pampuri, ky është një skandal dhe kërkon shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardiu Veliu. "Ardi Veliu duhet të shkarkohet! Justifikoi dhunën policore ndaj të miturit, duke përbaltur me sajesa kriminale nënën e tij. Është fytyra sadiste e pushtetit kriminal që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista.

Raportimi i plote i Ardi Veliut ne Komision

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kape: 31/05/2020 11:44

    Drejtori I policisë shfaqësohet me video si politikanët. O polic dil nga brekët e politikës.Kush krah politik I vesh brekët (d.m.th.merr pushtetin)me ata janë policët.Dhe sillen nëpër brekët e politikës që nga vitet 90' e deri sot.Keni marë urdhër edhe të na përgjoni për hatër të politikës Jo për krimin. O..... të politikës që rotulloheni nëpër brekët e tyre,e keni ulur shumë poshtë figurën e policit.

    Përgjigju
  • Eni: 31/05/2020 06:29

    Ishe mire kur nuk flisje mo ardi,je shume posht,mbase je gangester qe ke mberit aty ne ate karrige,se profesionist eshte ofendim te te quash,mjer ne me ju

    Përgjigju
  • Eni: 31/05/2020 06:05

    Policia e Shtetit eshte institucionini me i pa besueshem ne shqiperi,ku te kesh nje hall nuk e zgjidh dot nese ke perballe dike qe eshte i forte ,me miq ne polici apo me lek neper duar,nese shkon per nje problem menjere e marin vesh per ca ke vajt dhe 1000 te tjere,komunikimin e kane 0 me bisht,te cajne trapin kur flasin sa dhe te acarrojne,per shkak se jane te “shkolluar”, kur te ndalojne ne rruge te shohin sikur je ti ai qe kerkojne,nuk dine te perdoron fjalet minimale,si ju lutem apo me falni apo ju faleminderit,nese te kontrollohet makina te lene te shkaterruarr dhe jo ne gjendjen e meparshme,me pak fjale se duhet nje nate e gjate dimri te flasesh per te metat e tyre,keta police qe kemi sot me perjashtim te nje pakice te detyrojne ti kundershtosh dhe ti thuash burgut hapu,mos vazhdoj te flas qe jane te korruptuar te degjeneruar etj,me vjen keq dhe per keta te rrinjte qe per nje kohe te shkurter dhe i kap infeksioni i ketyre te vjeterve,pale drejtuesi i policise e ka bo si familjet mafioze policine duke bo shefa komisariatesh njerzit e vet ,si te aferm,shoke apo nga keta qe paguajn,kisha shpresa kur u be minister Sandri,por me kot,Sandri eshte me i pa afti qe mund te ket pas shteti shqipetar,dua te them shume me shume se kaq por me kot nuk i degjon dhe i lexon njeri,shpresoj ta shohim pas 1 shekulli shqiperine pak me ndryshe ,ishalla rrojme e ta shohim

    Përgjigju
  • Lui: 30/05/2020 09:24

    Ky Ardi padiskutim qe ia futi kot me kete videon qe na tregoi. Por une dua te ngre nje problem shume here me te madh se sa nje polici me individe jo te afte. Problemi akoma me i madh eshte brezat e rinj qe rriten me frymen e kundershtimit te ligjit, apo kundershtimit te personave qe perfaqesojne ligjin. Dakord, policia ka shume probleme, por ai adoleshenti nuk eshte se kundershtoi policin ngaqe eshte i prekur nga problemet qe ka policia, por kundershtoi policin sepse ka marre nje edukate te tille nga prinderit ne rradhe te pare dhe nga shoqeria. Si nuk u degjua dikush qe te ngre problemin e sjelljes se adoleshentit, sepse kushdo qe te jete para atij adoleshenti qe e kundershton, nuk i mbetet rruge tjeter per ta ndaluar vec ta detryroje me force. Jam i sigurte nese djali edhe pas kundershtise se pare te kishte pranuar ate qe i kerkonin policet, situata nuk do shkonte deri ketu. Prinder, ju lutem edukoni femijet tuaj te "kene frike" ligjin dhe personat qe e perfaqesojne ate, se por ndryshe jemi duke edukuar breza anarkiste qe do krijojne nje te ardhme jo te mire per jetet e tyre dhe te te tjereve.

    Përgjigju
    • Lui: 30/05/2020 14:16

      Klejs une nuk punoj ne asnje rajon, dhe as ne fushen e sigurise. Por di te them qe une kam frike te rris vajzen time te vogel ne nje te ardhme te krijuar nga ky brez adoleshentesh. Adoleshentet e ketij lloji ne video kane shume premisa per tu bere kontigjent per policine. Une kur kam qene ne gjimnaz dhe kam bere sherr ne shkolle midis shokesh, me ka ardhur i plotfuqishmi ne shtepi dhe babai jo vetem qe rrinte indiferent, por mbante anen e te plotfuqishmit. Sot qe jam prind vete, e kuptoj veprimin e tij, sepse me futi ne edukate qe te respektoj ne max rregullat e ligjet. Nuk ka bere vaki ato pak here qe me ka ndaluar policia rrugore e te me kerkoje dokumentat e une t’i them "s’dua t’i jap", ose "pse me ke ndaluar". Nejse sepse une flas per parime si edukate qytetare, kurse ti flet per politike duke me treguar rilindjen. Qe ketu nuk kam cfare te bisedoj me ty.

    • Klejsfd: 30/05/2020 10:27

      Cmund te na thuash per familjen Xhuvani ti mendjendritur?

    • Klejs: 30/05/2020 10:25

      Ca rrajoni puno ti plako, se qeke me te njejten logjike me shefin! Po per Familjen e ish ministrit te mbrendshem tend, qe kish vellain trafikant droge, cdo na thuash. Apo familja minisitrit ka punuar me strategji, nje e bejme trafikant dhe tjetrin minister qe mos ta kapin. Familjet e rilindasve kane lene nam keto 7 vite si urre me pare.

  • Mondi: 30/05/2020 09:21

    Ku I gjeni keta plehra

    Përgjigju
  • Polici: 30/05/2020 08:27

    Nuk mund te ofendohet askush ne kete menyre. Po sikur te te thone ty more drejtor, qe familja jote arriti te nxjerre vetem nje cope polic, si do ndihesh? Megjithese besoj se nuk do ndihesh keq.

    Përgjigju
  • Alb: 30/05/2020 00:26

    Imagjinoni marrjen persiper te pergjimeve nga policia dhe hetimi pa miratim nga prokuroria cfar skandalesh do sjell keta e ben maman e ketik djalit rambo me nje vidio.

    Përgjigju
  • Ard polici: 30/05/2020 00:12

    Zoteria eshte maksimumi per shef rendi ne ndonje komisariat tip delvine, peqin, rrogozhine, kucove etj POR bashkeshortja me nje kontribut te stilit monika kryemadhi ne ps e coj deri aty! TURP

    Përgjigju
  • Une: 29/05/2020 20:42

    O polic nuk ishte nevoja te na i tregoje te jemen se ajo sapo hapi gojen nuk duhej shume mende ta kuptoje se nga vinte.. po ti je polic nuk te falet te besh gafa te tilla. Sapo e pashe qe nxore telefonin dhe po tregoje videon thashe me vete ky ka luajtur mendsh. Mesoni te komunikoni nuk jeni alabaket e shqup, jeni drejtor policie.

    Përgjigju
  • Ardijan: 29/05/2020 20:02

    Sa i"vogēl" na dole o mē i madhi drejtor i policis së shtetit!

    Përgjigju
  • Lleshi: 29/05/2020 18:48

    Njeri me formim kulturor tejet te ulet , formim profesional medioker dhe i emeruar ne shkelje te cdo ligji te mundshem te shtetit shqiptar.Ne 2015 ishte komisar ndersa ne 2018 drejtues madhor me grade , ka marre 5 grada per 3 vite kur ligji thote qe nga grada ne grade duhen 3 vite , dmth ketij i duheshin 15 vite .Keto te shikoje ajo Kim Jongu qe kane sjelle ketu gjoja te beje shtet dhe jo te merret me thashetheme .

    Përgjigju
  • genti: 29/05/2020 18:22

    gruaja quhet zaida cocbo ish konkurente big brother. filmi quhet dashuria nuk mjafton dhe eshte skene filmi pistoleta. ardi veliu duhet te shkarkohet urgjentisht

    Përgjigju
    • Ggjj: 29/05/2020 22:19

      Ai duhet perjashtu nga policia dhe ndjek penalisht po ska gjykata per lakeun e rames

  • Vlora: 29/05/2020 17:53

    Ardi, c’deshe me keto pune videosh ti o vlla? Eshte pune e madhe per ty kjo puna e pergjimeve dhe e fejsbukrave...ti polic bashkie ke qene o mavri, deri te rakia qyl e ndonje kocke mish dashi e ke hapin

    Përgjigju
    • xXx: 29/05/2020 19:55

      Ardi qen i rrahur,ushtari Shpetim mustaqelliut...Ik jep ndonje makine me qera o rrangalle...

  • Ardi: 29/05/2020 17:29

    O Ardi o trim me flete. Shiko televizor pak me shume o trim, lexo edhe ndonje liber se te ben mire, kulturohesh. Ky turpi rradhes qe bere sot, eshte nga nje film ku rol ka nena ne fjale dhe djali saj!! Dakort o drejtor i drejtorave. Kurseja vetes keto skena se si ben mire statures tende prej padrino hashashi qe je, e di i madh dhe i vogel kete gje. Respekte komisaro ahahahahahhaah

    Përgjigju
  • Kadri: 29/05/2020 17:27

    Dmth nese ne 2019 dhe kete vit kanabisi eshte prezent madje dhe ka rritje, i bie qe Ministri genjen si derri. Hajde shtet hajde,njeri thote histori suksesi, tjetri thote na mbyti kanabisi. Bir Selman i nenes ke te qaje me pare...

    Përgjigju
  • Turi: 29/05/2020 17:11

    Ik ore piseven ti bashke me ata bucet e politikes populli ska buke te haje ju thoni trafokante e grup kriminal jo nuk eshte e vertete ju qe jeni ne pushtet jeni gru i strukturuar kriminal pozite dhe opozite vodhni miliona euro dhe nuk flet njeri kurse per popullin qe do te ushqehet dilni dhe beni show mediatik pfu fare kurvash mbillni o pnjerez i q..i robet dhe leri tjua rruajne keta kurva

    Përgjigju
  • dibran: 29/05/2020 16:24

    ...Shume thelle qenke futur, or Shefi i madh!!!! Kush je ti qe futesh neper te tilla labirinthe, duke gjurmuar jeten private, familjare dhe personale te qytetareve shqiptare... Ku e merr kete te drejte apo....ti je KOKE E MADHE dhe mund te spiunosh mbi cdokend!!! Zonja le ta hedhe ne gjyq per PRIVIM PRIVATESIE!!!! Le ta kerkoje te drejten e saj, djalit te saj , te familjes se saj deri ne gjykaten EUROPIANE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT!!!! Ky cope shefi te PERNDJEK ty dhe familjen!!! Poshtersi deri ne paragjykim!!! Ministri te shkarkoje nga detyra kete palo_SHEF!!!!

    Përgjigju
  • eraldd: 29/05/2020 16:18

    Po ca lidhje ka mamaja e djalit foto me pistolet me drurin qe hengri djali nga policat o debil

    Përgjigju
    • debil i lindur: 29/05/2020 17:52

      nje debil behet nga edukata e familjes ose lind i tille,ne cfare katigorie je?ai djali i edukuar nga kjo mamaja ishte dule luajtur me topcka dhe policia nuk kishte cfare bente dhe tha hajt ti japim nje dru...sa i trash mund te jete dikush qe te besoj kete skenar??dmth ai djali i pafajshem i rritur nga nje nene me edukate shoqerore qe do te thot te respektosh ligjin njerzit nuk i shahu?nuk i ofendoi?nuk i kundershtoi?jo jo asgje,ne demokraci kafsha ka te drejte te sillet si kafshe pa respektuar ligjet,kemi mesuar nje shprehje dhe e bejme copy past hashah i korruptuar e ku di une.,

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot