Rrahman Rraja me paterica, i hipën Audi-t luksoz dhe ‘ndëshkon’ me votë lojërat e fatit/ Çfarë s’u pa sot nga Kuvendi (Foto)

Rrahman Rraja me paterica, i hipën Audi-t luksoz dhe ‘ndëshkon’ me votë lojërat e fatit/ Çfarë s’u pa sot nga Kuvendi (Foto)

Deputeti socialist Rrahman Rraja sot në ambientet e Kuvendit

Seanca e sotme në Kuvend spikati sërish për mazhorancën e bashkuar socialiste, e cila në dy votime të rëndësishme, siç ishte ligji për ndalimin e lojërave të fatit, por edhe dekreti i Metës për Teatrin, nuk pati rrjedhje votash.

Fotografi Agim Rama, i cili i kushton vëmendje çdo detaji në seancat që zhvillohen në Parlament, në këtë të enjte, ‘fokusi’ i aparatit të tij është deputeti socialist Rrahman Rraja, babai i Rexhep Rrajës, i njohur tashmë për  dhunimin dhe përndjekjen e Xhisiela Malokut.

Në fotot e shpërndara prej tij, shihet sesi Rrahman Rraja me paterica, pasi siç është mësuar më herët, ka pësuar një thyerje të këmbës, shihet në Audi-n e tij luksoz, e më pas me kartonin jeshil duke votuar pro mbylljes së lojërave të fatit në Kuvend.

Por, të qeshur duken edhe të tjerë socialistë që kanë pozuar para aparatit. Dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri shihen teksa qeshin me njëri-tjetrin.

Artisti dhe deputeti Fate Velaj shfaqet nën shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërkohë edhe zonjat e PS, Elona Gjebrea e Elisa Spiropali, bashkë me Reme Lalën, e futur tashmë nën ombrellën e socialistëve nuk kanë munguar në parlament.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 25/10/2018 19:33

    bravo babi me A8 te funit marshalla , dhe ky fiq duhet te ket shit ne kruje se ska mundesi te bej lek ne menyre tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë