Rrahu policin pasi i vuri gjobë në makinën e parkuar! Arrestoher 50-vjeçari në Tiranë

Rrahu policin pasi i vuri gjobë në makinën e parkuar! Arrestoher 50-vjeçari në Tiranë

TIRANE - Një 50-vjeçar me iniciale I.K., është arrestuar nga policia pasi ka goditur një punonjës të Policisë së Qarkullimit Rrugor pasi ky i fundit i ka vënë një gjobë në makinën e parkuar në Tiranë. Ai kishte kundërshtuar gjobën e marrë  dhe më pas e ka goditur atë.

"Kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë Rrugore në detyrë, vihet në pranga 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polciisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë nga punonjësi i Policisë Rrugore se një drejtues mjeti e kishte kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën "Migjeni", punjonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, në momentin që ishte duke marrë masa administrative për parkime të gabuara ndaj mjeteve, një drejtues mjeti, konkretisht shtetasi I. K., e ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës, pasi nuk ishte dakort për masën e vendosur nga punonjësi i Policisë Rrugore.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit I. K., i cili rrezikon dënimin me burgim deri në 5 vjet", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 09/03/2020 16:05

    Dërrmojeni bajgen të vene mend ai dhe bajgat e tjera!

    Përgjigju
  • Pali: 09/03/2020 15:34

    O Ded 60% e policeve jane hajdute dhe pa edukate!Ded jam dakord me ato qe ti thua por me keto polic te pa edukate dhe arrogante qe vejne gjoba vend e pa vend ,por jo te shkoje ne ekstrem si ky!por ne shum raste vejne gjoba kuj nuk duhet por,ndersa atyre qe duhet nuk i vejne gjoba kjo eshte policia jone.

    Përgjigju
  • Deb: 09/03/2020 15:11

    Polici leshi Nuk ka respekt per vehten e saj Ve gjoben dhe diskuton,sa te hapte gojen,prangat Provoje nje here ne Europe dhe USA te besh ham ham

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale