Banorët e Rrajcës në protestë për tokat: Firma gjermane i ka marrë pa miratimin tonë

Banorët e fshatit Rrajcë kanë protestuar para Bashkisë së Prrenjasit me pretendimin se u janë marrë rreth 700 hektarë tokë në mënyrë të padrejtë dhe pa pëlqimin e tyre nga firma gjermane Agro-Map në fshatin Rryen.

Duke paraqitur edhe dokumentet e pronësisë, banorët kanë akuzuar pushetin lokal për përvetësim dhe abuzim me pronat e tyre. 

Dokumentat e treguar nga banorët

 

Dokumentat e treguar nga banorët

Protesta e sotme ka në thelbin e saj problemin e grabistjes së pronave, e cila ka filluar 28 vite më parë.

Shprehen banorët e zonës

 

Ne disponojmë dokumentacion. I pari që kemi daton në vitin 1946. Janë prona private tonat. Tapia më e madhe që ekziston është emërtimi i tyre sipas fisëve.

Shprehen banorët e zonës

Toka është e jona. Gjysmën na e morën maqedoansit, gjysmën na e mori firma gjermane, ku do të shkojmë ne të Rracjës kur ai del me automatik?

Shprehen banorët e zonës

Kyetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira ka reaguar për protestën e banorëve duke e cilësuar me prapavijë politike. Rira sqaron se sipërfaqja që pretendojnë banorët nuk është në pronësi të bashkisë, por të Ministrisë së Mjedisit dhe Zonave të Mbrojtura, pasi fusha e Rryenit është pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Firma ka bërë një aplikim në zonat e mbrojtura pranë Ministrisë së Mjedisit. Dhe me datë 29.05.2017 është lidhur një kontratë për dhënien në përdorim të zonës së mbrojtur. Kjo kontratë tregon se kush është pronari i vërtetë.

Miranda Rira, Kryetare e Bashkise Prrenjas

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kundershtues: 30/08/2018 00:25

    PERZENI TE HUAJT,,,ATA NUK KANE PUNE KETU, TE SHKOJNE NE VENDIN E TYRE ,,SHQIPERIA ESHTE E JONA,,MOS LEJONI SHITJEN E SHQIPERISE ,,MOS HARRONI SHPREHJEN E BALLIT KOMBETAR,SHQIPERIA E SHQIPTAREVE ----VDEKJE TRADHETAREVE..///

    Përgjigju
  • RRAJCARI: 29/08/2018 22:37

    PO ESHTE SHTET AJO TOKE OR RRAJCARE,KOT SA LODHENI E KA MBAJTUR RAMIZI SHTET QE ME 91.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh