Rrëfehet Astrit Hatellari, personi që i vuri lakun statujës së Enver Hoxhës 

Njeriu që i vuri lakun statujës së Enver Hoxhës, Astrit Hatellari, kujton pas 28 vitesh se çfarë ndodhi në 20 shkurt të vitit 1991. Ai na tregon se si hija e Enver Hoxhës, i cili për 45 vjet kishte qenë Zot në vendin tonë, vazhdonte që t’i ndiqte njerëzit edhe pas vdekjes së tij, prandaj rrëzimi i statujës shënon simbolikisht rrëzimin e diktaturës. Edhe sot ai e kujton atë moment, si një rastësi ose fat, që i takoi atij, por që nuk e quan vlerë të jashtëzakonshme, pasi ajo që ndodhi atë ditë, do të ndodhte gjithsesi 

Ishte një ëndërr për t’u hedhur hija e Enver Hoxhës, se personi nuk jetonte më fizikisht. Njerëzit nuk dinin çfarë të bënin. Para se të vinim këtu u bë një miting i madh. Edhe nisëm të zbresim drejt sheshit. Si të gjithë të tjerët patëm probleme tek televizioni. Isha mes 20 vetëve të parë që erdhëm, kishte pak njerëz. Njerëzit po shtoheshin. Nga katër anët kishte mitraloza dhe snajperë me dylbi. Të gjithë ishim bërë gati. Donim që të hiqnim atë që kishte kaluar njeriu shqiptar në 45 vite.

Astrit Hatellari, njeriu që i vuri lakun statujës së Enver Hoxhës

Në shesh Hatellari kujton vetëm njerëzit e thjeshtë, ndërsa politikanët e kohës vetëm  prisnin që të merrnin pushtetin.

“Këtu nuk erdhën njerëz me kollaro. Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje në këtë pjesë. Inteligjenca shqiptare nuk erdhi, ata prisnin të vriteshin njerëz që të merrnin pushtetin" , është shprehur Astrit Hatellari

Hatillari shton më tej se për rrëzimin e statujës nuk ka pasur asnjë  organizim. Gjithçka është vendosur në shesh.

Populli ishte mbledhur i gjithë. Fillimisht i dhamë statujës së diktatorit me trup. Ishim  rreth 40 veta. Këtu ishim vetëm qytetarë, që nuk kërkonim asgjë, donim vetëm që të hiqnim tmerrin që i kishte mbetur këtij vendi. Hoqëm pllakat, për t’u mbrojtur, jo për shkatërrim. Nuk ka pasur organizim. Ndaluam një makinë IF. Provuam me kallo edhe një litar në fillim. Provuan edhe të tjerë para meje. Më pas u ngjita sipër, nga mbrapa ishte dora. Në shesh kisha nusen, motrën edhe fëmijët. Ne bëmë punën tonë për të hequr hijen e madhe që ishte ngulur në këtë vend, derisa erdhi një litar tjetër dhe një kavo dhe në fund fare e tërhoqëm. Më pas se si u tërhoq është një problem tjetër.

Astrit Hatellari, njeriu që i vuri lakun statujës së Enver Hoxhës

Astrit Hatellari i cili para katër vitesh u vlerësua me medaljen “pishtari i demokracisë”, të cilin e dorëzoi sërish, përfundon se këtë veprim  e ka bërë për të gjithë ata njerëz të thjeshtë edhe intelektualë, që zëri i tyre nuk u dëgjua kurrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 24/02/2019 09:57

    Shtatoren e Evnerit e rrexuan disa jevxhe dhe serbomalazias.Madje disa nga ata erdhen ne Kosove,punuan ne media dhe u bene edhe mediatic.nder ata kishte qe hapur flisnin ne Tv,si me krenaqr I, se jane organizues dhe rrenues te shtat ores se E nverit,madje perdornnin edh3e fjale e shprehje ofenduese.Tash per kete flasin e krokasinedhe Salihu, Basha e Paloka me vuvuzelat te tjera.

    Përgjigju
  • fadil BAJG gjoleka: 21/02/2019 09:08

    Astrit Haetllari gjith jetën bizhozxhi e imagjinoni demokracin e bën njerëz si astriti. Ky njeri pa pun pa shpi e pa katandi në kohën e envdr hoxh mutit kishte 3 dhoma e një guzhin. Jam kurjoz ta pyes se çfar kohe donte ky mbrapsht. E në kohën e enver leshit ky punonte shpërndante buk e fitonte nga 10 mij lek në dit duke vjedhur buk. Imagjinoni se çfar i kan bër SHQIPRIS. Babaj i tij dovleti ishte kapter e komonist. E ky i vuri litarin kalit të ngordhur enver mutit. E kryekrimineli malok sali qen berisha thot un solla demokracin mbasi kishte ngordhur kali. Mjer Shqipria.

    Përgjigju
  • ardi: 20/02/2019 23:32

    ik verja dhe sot esi rames o plak

    Përgjigju
  • Astrit capa: 20/02/2019 21:35

    Fiks o vlla ju sakrifikuat kopilat Enverit Shfrytezuan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri