Rrëfimi i Albano Bogdo: Fama më
shkatërroi, vetëm alkool dhe femra

Rrëfimi i Albano Bogdo: Fama më<br />shkatërroi, vetëm alkool dhe femra<br>
Nga studio e Rreze Dielli, moderator Alban Musa ndër të tjera e ka pyetur aktorin Albano Bogdo edhe për çështjen e teatrit. Me një gjuhë tepër të ashpër, Albano shprehet se është dakord që teatri të prishet që në këtë moment.

“Jam dakord të prishet që nesër. Mendoj që 96% e njerëzve aty janë të paaftë nga ana profesionale.Aktorët kanë hallin se do bëhet një teatër i jashtëzakonshëm dhe do bëhen biletat me 20 mijë lekë dhe do bëhen shfaqje private dhe nuk do paguhen më nga shteti. Privati do që të mbushet salla, dhe salla do aktorë të mirë për t'u mbushur.

E ke dëgjuar Çim Xhepën të thotë që të mos prishet teatri. Unë dua që ai të shembet dhe të ikin shumica e atyre shushunjave që kanë 40 vjet që rrinë kot. Shteti do bëjë sforco që të investojë në të. Teatri është një ndyrësirë komuniste, më i keqi në botë. Ky teatër vetëm humbje sjell.” ka thënë aktori.

Gjithashtu, aktori Albano Bogdo ka folur edhe për pjesën më të vështirë të jetës së tij. “Për rreth 3 vjet e gjysëm jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem  sepse më  zë paniku dhe ankthi. Unë që ti bija shkurt, - shprehet Albano,-zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar.Pija 2 shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysëm-2 vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300 400 njerëzve që kam lënduar.”

Më tej gjatë intervistës, Albano tregoi se këtë problem e ka superuar dhe që prej 2 qershorit 2016 nuk ka konsumuar asnjëherë alkool. Ky problem madje e bëri atë që të ndahej edhe nga e fejuara. Ai falenderoi 2 mjekët e tij që e kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë pa i kërkuar asnjë shumë monetare. Arsyeja kryesore e këtij problemi ka qenë fama. Albano e ka patur të vështirë të mësohet me jetën që sjell të qënit i famshëm.


Më tej, aktori Albano Bogdo ka treguar hapur personin e vetëm me të cilin nuk flet. Ai është regjisori Altin Basha. Kjo për arsyen se përpara se të fillonte te Apartamenti 2XL, Albano kishte bërë 4 herë audicione në Portokalli dhe Altin Basha nuk i kishte pëlqyer rolet e tij.

“Vajta për audicion te Portokallia me 4 role dhe asnjë prej tyrre nuk më pëlqeu Altin Basha. Pas 3 muajsh në 2XL më thotë Besi që të vija në Portokalli dhe të bënim një pjesë. Unë vajta 1 ditë në mbledhje dhe nuk më ngjiti dhe ika që aty. Nuk ndjeva ndonjë obligim të thosha arsyet pse ika që aty sepse nuk isha i punësuar. Pas kësaj dëgjova që kishin thënë se që gjoja vajta për të spiunuar teknikat.
Dëgjova gjithashtu edhe se Altin Basha kishte thënë që sa të ishte ai unë  nuk shkel më këtu. Dhe unë nuk hëngra bukë për 20 minuta”,
është shprehur Albano.

Aktori tha gjithashtu se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga Apartamenti 2XL, sepse atje ka një marrëdhënie shumë të mirë me kolegët dhe me drejtuesin Turjan Hyskaj.

Redaksia online
A.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj