Rrëfimi i Mehdi Malkajt për rolet tragjikomikë, aktori: Do të bëhesha copa që të luaja Pollonin tek 'Hamleti'

Fëmijëria është periudha, në të cilën mësojmë se si të përballemi me suksesin dhe dështimin në jetë. E tija, ndonëse nuk ka qenë e lehtë, sepse mungesa e nënës është një tatuazh i përjetshëm dhimbjeje, por që ai ka bërë të mundur që kësaj jete t’i marrë më të mirën që në zemër të konservojë dashuri edhe urtësi. Ata që i qëndrojnë pranë, e kanë të vështirë të mos e duan Mehdi Malkajn, sepse pozitiviteti që ai përcjell tek të tjerët rrallë se haset në shoqërinë tonë. Për “ReportTV” Mehdi Malkaj rrëfen rolin e fundit, në shfaqjen “Kopshti i dallëndysheve” me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Eksperimental, rol të cilin e rimerr sërish pas 20 vitesh. Dikur përkrah Agim Qirjaqit, kësaj here përkrah Erand Sojlit.

“Nuk është një gjë e lehtë që të luash veten pas 20 vitesh, Stavrua është po i njëjti personazh që kam pasur. Unë jam po ai, mirëpo ai Stavro i para 20 vjetëve nuk duhet që të jetë ky Stavro tani. Kjo është një barrë e madhe për çdo aktor, jo vetëm për mua, që të mund personazhin e parë për të luajtur këtë të dytin, kur është i njëjti personazh. Agim Qirjaqi ishte një tjetër aktor, Erandi një tjetër. Ndryshojnë diametralisht në psikofizikën edhe psikologjinë e tyre. Këtu në këtë vënie ishte interesante se takoheshin tre breza aktorësh, unë me Naun Shundin, Erandi edhe vajzat, që janë brez i mëvonshëm. Kjo ka qenë interesante”, rrëfen Malkaj.

Rinia e tij ashtu si edhe fëmijëria, nga bankat e shkollës, tek minierat në Memaliaj nuk ishte e lehtë. Në jetë i është dashur ta fitojë çdo gjë me mund dhe sakrificë, bashkudhëtare këto të pandara të jetës së tij, megjithatë ai nuk reshtë që qeni mirënjohës për ata njerëz, që i kanë dhënë dorën në udhëtimin e tij

“Në jetën time ka disa personazhe shumë të rëndësishëm, janë disa njerëz të afërt. Vëllai i madh që luante në skenë u bë promotor, sepse pa tek unë diçka edhe më dha një pjesë për ta bërë. Vajta deri pas kuintave, edhe nuk hyja dot në skenë, hyra. Mënyra se si dola unë spektatori qeshi, aq sa aneksova edhe vëllanë e madh. Edhe kështu hap pas hapi eca, arrita deri këtu. Mbarova, më emëruan në Estradën e Ushtarit edhe gjeta njerëz shumë të mirë. Në jetën time ka pasur shumë personazhe, mes tyre Fatmir Meçaj që drejtonte aktivitetin artistik në Memaliaj. Por, edhe fakti që unë shkruaja me dorën e majtë më ka ndihmuar. Njerëzit që më ndihmuan për konkursin, kanë qenë profesorët Birçe Hasko, Luftar Paja, Demir Hyska, të cilët panë diçka tek dhe më hapën rrugën për në shkollë”, thotë aktori.

Një nga momentet kyç të jetës profesionale për Malkajn është kur u emërua në Estradën e Ushtrisë, ku luante në gjashtë shfaqje në ditë. Derisa një ditë, falë Koço Devoles, Malka do të luante një nga personazhet kyç të karrierës së tij, xha Brahon.

“Koço Devole, që më tha xha Brahon, që hapi rrugën e karrierës. Nuk u besoja as syve. Janë disa emra, që unë nuk lodhem duke i përmend, se kanë qenë shumë të rëndësishëm në karrierën time, si Viktor Zhusti etj. Janë pemët që anas rrugës më kanë bërë hije edhe s’më kanë lënë që të më djeg dielli. Unë nuk i harroj, i dua shumë.Mua më pëlqejnë personazhet tragjikomikë, këta lloj personazhesh kanë lëngun e jetës, apo Xhema në telenovelë, që është i dehur tërë kohës, por ai i thotë të gjitha të vërtetat”, tregon aktori.

Malka ka më shumë se 40 vjet në skenë dhe rolet që ai ka luajtur janë përgjithësisht, komikë, të dashur por edhe që përcjellin fate tragjikë, jo si individë, por si realitet shoqëror. Pavarësisht se ka një karrierë të artë mbi supe, ai ëndërron që një ditë të luajë Pollonin.

“Do të doja shumë që të luaja Pollonin tek Hamleti, është një personazh tragjikomik. Nëse dikush e vë këtë do të bëhem copa për ta marrë atë rol”.  

Ndërsa për artistët e rinj, ka një mesazh:  “Gjërat nuk jepen, merren. Mua personalisht, nuk më ka dhënë askush asgjë, por Kadri Roshi thoshte: “Çuna dhe goca kini mendjen kur flas unë, se nuk i them prapë këto që them një herë. Njeriu udhëhiqet me model, unë kam pas modele të mira edhe unë i kam vjedhur këto modele. Kjo është detyrë e tetë të rinjve, jo hapi rrugën dhe kalo që të shikojë. Nëse nuk shohin zgjedhja e tyre. Unë kam parë shumë edhe më ka dalë mirë”, përfundon artisti.

Shfaqja “Kopshti i dallëndysheve” do të rikthehet sërisht për publikun në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku Mere: 21/01/2020 19:37

    Ti e qan rolin e rojes. Sidomos ate te rojes se teatrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë