Rrëfimi me lot në sy i shoqes së ngushtë: E kujtoj kur erdhi nuse, herën e fundit më tha kam ethe! Iku Neta...e doja!

Fatime Kadriu, fqinje por edhe shoqe tregon si e ka njohur Aneta Ramën që prej momentit që erdhi nuse. E moshuara me lot në sy thotë se kishin miqësi të ngushtë dhe e kujton si zonjë të rrallë, nikoqire. Ajo tregon se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Anetës ishte përkeqësuar, ndërsa kujton fjalët e saj gjatë momentit që e vizitoi në shtëpi. Aneta Rama ndërroi jetë ditën e sotme. 

Intervista e plotë për Report Tv
E njihnit nënën e kryeministrit që ndërroi jetë sot?
Netën e kam njohur që kur ka ardhur këtu nuse, në këtë bllok. Ka shumë

Cfarë mbani mend?
Unë mbaj mend që Neta ishte një grua e mrekullueshme. Më ka humbur një shoqe. Sot kur e mora vesh në televizor jam mërzitur shumë. Cfarë ti bësh...

Si keni shkuar?
Neta ishte me shkollë të lartë, ishte një grua komunikuese, edhe me njerëzit më të thjeshtë, deri te ai më lart. Ishte një grua e mrekullueshme, e zgjuar, punëtore. Ajo i bënte të tëra. Atëherë i kishte të dy çunat sportistë. Më thoshte, ka raste që një lavatrice vetëm me çorapet e sportit i laj. Ishte nikoqire jashtëzakonisht, për shtëpi, për të gatuar, për të pritur, për të përcjellë. Ishte një shoqe që ta bënte zemra të shkoje prapë ta takoje dhe të flisje...

Kohët e fundit dilnit e takonit?
Kohët e fundit, unë kam një muaj që nuk kam shkuar, se ishte sëmurë kur shkova e pashë që ishte rënduar. Më erdhi djali nga Greqia, shkuam i bëmë një vizitë. Nuk ishte në gjendje. Më tha kam pasur ethe, kam qenë e sëmurë. Iku Neta...Më iku një shoqe e ngushtë, një grua shumë e mirë e thjeshtë shumë e mirë.

Ju vjen keq që ceremonia nuk mund të bëhet ashtu sikur ndodh zakonisht?
Më vjen keq, se për ceremoninë e Kristaq Ramës kam qenë deri në fund. Por për Netën erdhi kjo puna e virusit dhe nuk dimë se cfarë do të bëhet si e kanë organizuar. Erdhi puna ters me këtë virusin.

Cili është momenti më i bukur që kujtoni bashkë apo më i vështirë?
Ajo nuk të krijonte momente të vështira, vetëm kënaqësi. Bëhesha shumë me atë. E doja, e doja. Edhe më donte. Rrinte me tim bir kështu...pinin cigare, e mbushnin atë tavllën, bënin muhabet shumë, ma donte djalin...Iku Neta, iku....

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë tuaja SPAK?

Komento

Komente

  • Chicago: 01/08/2020 15:43

    Ngushellime familjes Rama per nje hubje nje nene sado qe politika e ka mgacmuar gjithmon eshte nje nene qe nent nuk behen 2 here , zoti ty mbylli gojat e liga si presidenti diskuton te vdekurit te kete turp po do vi nje kohe qe pa i paguar ne kete dynja do i lajne te gjitha ato ku do i dhembi zoti shikon degjon dhe te jete nje komplot qe nuk e di nga te vjen , i bej thirje politikes mos meren me te vdekurit dhe nene e babat te meren me vjedhjet qe jane bete me villa me femijet jashte meprona si dalin ne telivizor sikur jane te rene nga zoti , ja vjen nje dite ikim te gjithe nuk marimas gje me vete ,,,, Gushellime te prehet e qete

    Përgjigju
  • Kojshiu: 01/08/2020 12:13

    Doli edhe Kadriu me ne fund

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Dy fjalë për injorantët që e shohin Ramën si 'perandor'