Rrëfimi prekës i juristes që po lufton për të disatën herë me kancerin, nga fëmijëria e vështirë tek divorci me ish-bashkëshortin: ‘Doja të bëhesha nënë, pavarësisht sëmundjes’

Nertila Haxhia vajza guximtare dhe aktivistja e mbrojtjes së të drejtave të grave pas një lufte me sëmundjen e vështirë të kancerit ka vendosur te rrëfejë historinë e saj në studion e emisionit “Rreze Dielli”. Prej shumë vitesh tashmë, ajo lufton këtë sëmundje, duke iu nënshtruar disa operacioneve.

Kam qenë 23-24 vjeç kur kam filluar me shqetësimet fizike që reflektoheshin edhe në shqetësime shumë të mëdha psikologjike sepse ishin goxha të forta. Dhimbje koke, këputje, nervozizëm, pagjumësi, të gjitha këto.Aty fillon pastaj ai historiku i përballjes me fjalën tumor.

Për shkak të sëmundjes, një shtatëzani për Nertilën që mund të kishte komplikacione deri në humbjen e jetës, në fakt rezultoi një bekim, pasi për të ishte një fëmijë shumë i dëshiruar.

“Pak kohë përpara se të ngelja shtatzënë i kisha disa shqetësime, kisha humbur dhe shtatzani të tjera dhe fakti që shtatzanitë e mija nuk mund të mbanin, këtu sigurisht që duhet të interesohesha sepse kishte një problem.Pas humbjes së njërës shtatzani unë shkoj dhe  doktori më informon që nuk duhet të ngel fare shtatzënë derisa unë të kurohem mjaftueshëm sepse diçka kishte filluar të zhvillohej në mitrën time por nuk më tha se çfarë. Por jeta ishte e tillë dhe unë kisha nevojë të bëhesha nënë, pavarësisht sëmundjës” rrëfen ajo.

Përpos sëmundjes së rëndë, kalvari I vuajtjve për juristen 34-vjeçare do të vazhdonte, duke përjetuar edhe një divorc.

"Pas lindjes filluan peripecitë e mëdha familjare, ish-bashkëshorti u burgos në shtetin grek, nga ana tjetër sapo isha bërë nënë, ktej kisha studimet që kisha ndërprerë se isha bërë nënë. Isha vetëm mes Tiranës, me një fëmijë të vogël, e sëmurë dhe paditur se si do të vijojë më tej organizimi jot familjar. Divorcin e kam kërkuar unë, pastaj shkaqet janë të diskutueshme" tha Nertila.

Pavarësisht gjithçkaje, Nertila është tepër mirënjohëse sidomos për ish-vjehrrin e saj, për të cilin thotë që e ka ndihmuar shumënë rrugëtimin e saj dhe se ndjen nevojën për t’I kërkuar falje, pasi përmes divorcit mund t’i ketë shkaktuar shqetësim.

Unë duhet t’i kërkoja falje sepse po I sillnim shqetësim me atë ndarje, unë thjesht I thash më fal sepse nuk mund të jem më nuse në shtëpinë tënde, askujt tjetër vetëm atij sepse më kujtohet detaji kur kam hyrë nuse në shtëpinë e tij për herë të parë dhe tha ‘në shtëpinë time sa të jem gjallë unë  në shtëpinë time nuk hyn asnjë nuse tjetër e jotja vetëm kjo’ dhe unë shpresoj të jetë gjallë 1000 vjet, duke I kërkuar falje mendova që një mirënjohje e madhe ti vinte nga shumë njerëz" rrëfeu Nertila.

Beteja e saj me kancerin vazhdon ende, por Nertila shprehet se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Unë vazhdoj terapitë, vazhdoj të kurohem. Në këto momente në datë 3 jam në Gjermani sepse u identifikuan disa probleme  që nuk ishin shfaqur me përpara edhe në kokë. Është një rrugëtim me shumë vështirësi, kërkon shumë durim nga ana tjerëve, më shumë se nga ti vet" shprehet ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular