Rregullat e reja për baret dhe restorantet në plazhe, jo me kafe grupi, vetëm dy veta në tavolinë

Pandemia e COVID ndryshon edhe mënyrën sesi shqiptarët do të pinë kafe apo do të hanë në restorante. Vetëm dy persona përballë njeri tjetrit në tavolinë duhet të qëndrojnë 1 metër në distancë dhe deri 2 metra nga tavolina tjetër.

Vendosja e tavolinave ne restorante dhe bare
Vendosja e tavolinave në bare dhe restorante do të behet duke respektuar një maksimum prej 4 personash për çdo 10 metra katrorë. Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë më shumë se 1m larg dhe që klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1m

Mbajtja e Evidencave të pastrimit
Përgjatë gjithë periudhës së ushtrimit të aktivitetit koordinatorët anti-Covid19 në bare dhe restorante duhet të mbajnë protokolle të qarta dhe të evidentuara të pastrimit, të cilat do të vihen në dispozicion të strukturave monitoruese shtetërore sa herë që mund të kërkohen. Sipërfaqet e kontaktit të ushqimit, pajisjeve dhe veglave duhet të mbahen të pastra dhe të dezinfektohen rregullisht para përdorimit. Sipërfaqet e kontaktit jo-ushqimor të pajisjeve duhet të mirëmbahen dhe pastrohen rregullisht. Pajisjet dhe veglat e pastruara duhet të ruhen siç duhet për të evituar ndotjen e tyre

Rregullat në servirjen e ushqimit
Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska dhe dorashka të higjenizuara.
Në rastin e ofrimit të shërbimit bufe, Menaxhmenti i hotelit/resortit duhet të përcaktojë dhe shënojë dukshëm korridorin e lëvizjes së klientëve. Klientët duhet të respektojnë distancën 1.5 metra nga njeri tjetri.

Klientëve nuk ju lejohet të vetshërbehen dhe të marrin apo prekin vetë ushqimin. Ata duhet të shërbehen nga personeli i restorantit i cili është i pajisur me maska dhe doreza e që ndodhet mbrapa banakëve ku shërbehet ushqimi. Nuk lejohet përdorimi i makinave automatike të lëngjeve nga klientët. Pijet freskuese, alkoolike duhet maksimalisht të ofrohen në konfeksion të ambalazhuar. Në rast se përdoren makinat automatike, ato duhet të operohen vetëm nga personeli i restorantit dhe pijet të shërbehen vetëm në gota kartoni njëpërdorimshe. Pjesët e makinerive në kontakt me duart e përdoruesit, duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën pas çdo shërbimi dhe më shpesh nëse është e nevojshme me materiale të pastra dhe të higjenizuara pastrami me baze alkooli.

7.4 Larja e enëve, lugëve, pirunëve, thikave dhe pecetave të tavolinës
Të gjitha enët, lugët, pirunj, thikat, gotat duhet të lahen dhe dezinfektohen në një makinë larëse enësh, duke përfshirë sendet që nuk janë përdorur, pasi ato mund të kenë qenë në kontakt me duart e klientëve ose të punonjësve. Duhet të kontrollohet funksionimi i duhur i pajisjeve për larjen e enëve, veçanërisht temperaturat e funksionimit, si dhe dozimi i saktë i kimikateve të pastrimit dhe dezinfektimit. Nëse për ndonjë arsye kërkohet larje manuale, duhet të ndiqen hapat e zakonshëm (larja, dezinfektimi, shpëlarja), duke marrë nivelin maksimal të masave paraprake. Tharja duhet të bëhet duke përdorur peshqir letre të disponueshëm. Po kështu, mbulesat e tavolinave dhe pecetave duhet të lahen në mënyrën e zakonshme dhe të hekurosen.

Aktivitet argetuese
Per rastet kur ne strukturat akomoduese është e lejuar të organizohet nje aktivitet argetues/kulturor me grupe apo persona te ardhur apo pajtuar per kete qellim, në cdo rast duhet te respektohen keto rregulla: Te matet paraprakisht temperatura e gjithësecilit anëtar të grupit perpara se te pranohet ne ambjentet e brendshme të strukturës akomoduese apo automjetit lëvizës. Në rast se qoftë edhe një person rezulton me temperaturë të lartë dhe shenja të qarta të infeksionit Covid19, rekomandohet që aktiviteti argëtues të anullohet komplet, dhe të merren masa për trajtimin e rastit dhe personave që mund të kenë qenë në kontakt me të. Ne cdo rast organizatorët e aktivitetit duhet të sigurojnë një distancë fizike prej 1.5 metra midis pjesmarrësve si dhe të sigurojnë dezinfektimin e karrigeve dhe ambjentit para dhe pas zhvillimit të aktivitetit. Organizatorët duhet të sigurojnë makineri automatike me xhel me përbërje alkooli dhe ku mundet edhe peceta duarsh, për të siguruar një higjenizim maksimal

Aktivitetet sportive (palestra)
Pjesmarrësit duhet të dezinfektojnë duart perpara se te futen ne palestra, që janë pjesë përbërse e strukturave akomoduese. Organizatorët duhet të sigurojnë qe ne cdo kohe distanca midis veglave të palestrimit të jetë mbi 2 metra ne drejtim horizontal dhe vertikal Pjesmarrësit duhet te kene mundesine te dezinfektojne duart përgjate gjithë ushtrimit te aktivitetit sportiv, si dhe rekomandohet të mbajnë gjithmonë me vete peshqirë të pastër e të higjenizuar personal, të cilët në fund të përdorimit do të mund të dorëzohen në një kosh të destinuar posacerisht për ta. Pas ushtrimit të aktivitetit sportive, organizatorët janë përgjegjës për pastrimin dhe dezinfektimin e të gjitha sipërfaqeve/ dorezave/pajisjeve të palestrës para dhe pas zhvillimit të aktivitetit. Të gjitha aktivitetet e tjera sportive që mund të kenë kontakt të drejtpërdrejtë të trupit duhet të ndalohen (p.sh. futbolli etj

Kendi për fëmijë
Ndalohet hapja e këndeve për fëmijë në strukturat e brendshme të strukturave akomoduese. Po ashtu ndalohet lyerja e fytyres se femijeve nga persona te trete per aresye argetimi.

Zonë pishine
Uji i pishinës duhet të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi te detyrueshem.
Po keshtu duhet te largohen rregullisht papastertite e dukshme ne siperfaqe te ujit.
E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave (përfshirë muret, dyshemetë, pajisjet, tavolinat dhe karriget, dorezat e dyerve, dushet, banjot, dollapët dhe pajisjet e tualetit) duhet të pastrohen dhe dezinfektohen te pakten nje here ne dite por dhe me shpesh nese fluksi i klienteve eshte i larte.
Siperfaqet e pllakave të njollosura (rezultatet e kontrollit të dobët të pH të ujit të pishines) duhet të pastrohen dhe trajtohen.
Standardi i qartësisë së ujit duhet të ruhet në mënyrë të tillë që turbullimi i ujit siç shprehet në Nephelometric Turbidity Units të mos kalojë 5; dhe ngjyra e ujit siç shprehet në Hazen Units ose Pt-Co Color Units nuk duhet të kalojë 5. Cdo jave pastroni filtrat e ujit si dhe murin e pishinës, dyshemenë e pishinës, parmaket dhe shkallët për të hequr shenjat e këqija. Klorizimi i ujit te behet rregullishte simbas standardeve. Menaxhmenti i hotelit te marre masa qe te gjitha te dhenat per klorizimin dhe testet e ujit te pishines ditor, javor mujor te hidhen ne nje rrgjister dhe te ruhen ne arkiv. Shezlonget e pishinës duhet të jenë në grupe dyshe me distance distance të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjesit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget. Koshat dhe peshqirët e letrës duhet të jenë të disponueshëm. Krahas kësaj, punonjesi i pishines i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahet mbeshtetese ne mengjes, dreke dhe mbrëmje

Sauna
Atje ku ekziston, hoteli/resorti duhet te zbatoje keto rregulla: çdo seance, më pas te shpëlahet me ujë dhe pastrohet. Nëse dyshemeja është e mbuluar me pllaka qeramike, të gjitha shtrojet qe evitojne rreshqitjen duhet te hiqen dizinfektohen pas çdo seance, pastaj shpëlahet me ujë dhe thahet. Para se të vendosen në pozicionin origjinal, dyshemeja nën to gjithashtu duhet të pastrohet me pastrues, shpëlarë mirë dhe të fshihet të paktën çdo ditë. Stola prej druri duhet të lyhen me një bojë të papërshkueshme nga uji për të lehtësuar tharjen dhe për të zvogëluar zonat ku mund të rriten bakteret. Sipërfaqja prej çeliku inox e ngrohësit elektrik të saunës duhet të dizinfektohet të paktën çdo ditë. Më pas duhet të shpëlare me uje. Gurët e saunës mund të lahen me ujë me sapun dhe të shpëlahen me ujë. Menxhmenti i hotelit/resortit merr masa per te inspektuar herë pas here për të siguruar integritetin dhe pastërtinë e tyre.

Masazh & qendër bukurie
Të gjitha muret, dyshemetë duhet të mirëmbahen në një gjendje të pastër dhe duhet të pastrohen të paktën dy herë në ditë. Sipërfaqja e shtratit të masazhit duhet të jetë prej plastike të qëndrueshme për larje ose material tjetër i papërshkueshëm nga uji, i cili është i lehtë për pastrim, dezinfektim dhe mirëmbajtje. Sipërfaqja e shtratit të masazhit duhet të dezinfektohet dhe më pas të shpëlahet me ujë dhe të thahet pas çdo përdorimi. Orari i pastrimit dhe dezinfektimit duhet te shenohet ne rregjistrin perkates qe plotesohet rregullisht cdo dite pune dhe ruhet ne arkiv. Të gjitha peshqirët e perdorur duhet te futen ne qese plastike te sigurta dhe t'i nënshtrohen procesit të duhur të pastrimit me temperature mbi 70 grade Celsius pas çdo përdorimi. Mbulesa letre me një përdorim duhet të hidhen në një enë sanitare pas përdorimit. Nëse për klientet sigurohen veshje, ato duhet te vendosen ne qese plastike te sigurta dhe t'i nënshtrohen procesit të duhur të pastrimit pas çdo përdorimi. Nëse sigurohen mbathje, ato duhet te jene prej letre ose vetëm për nje përdorim. Për të shmangur ndotjen, stafi duhet të sigurojë që përbërja, kremi, vaji i masazhit ose një lëndë e ngjashme hiqet nga ena / tubi origjinal i tij duke përdorur një aplikues të pastër nje perdorimsh. Aplikuesit e përdorur për shpërndarje nuk duhet të zhyten në enën origjinale dhe duhet të hidhen pas çdo klienti

Bazuar ne madhesine e ambjentit, hoteli/resorti mund të lejojë një numër maksimal të klienteve në të njëjtën kohë në zonën Spa duke rrespektuar distancen 1.5 metra midis tyre. Për klientët që dëshirojne të shijojnë një masazh, apo te perdorin sauna apo jakuzi, cdonjeri prej tyre duhet te beje nje rezervim ne menyre qe te kontrollohet numri i tyre ne rrespekt te distances 1.5 metra.

Materialet e dezinfektimit duhet të jenë të disponueshme përreth zonës SPA
Caji dhe kafeja duhet të shërbehen vetëm në gota letre nje përdorimshe. Nuk lejohet bar vetsherbimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit