Rama i shqetësuar nga rritja e rasteve me COVID: Duhet kujdes! Por nga e hëna ndalohen vetëm 4 aktivitete, të tjerat të gjitha hapur

TIRANË- Zonat e gjelbra janë "shpërblyer" për numrin ulët të të infektuarve, ku nga e hëna qarkullimi do të jetë i lirë, qoftë për lëvizjen me këmbë apo makinë! Që do të thotë në këto zona nuk do të kenë më fasha orari që kufizojnë lëvizjen pas një orari të caktuar, e ndërsa vijojnë të mbeten në fuqi në zonat e kuqe.

Ishte ky njoftimi i kryeministrit Edi Rama pasditen e kësaj të premte, teksa sqaroi se në rast se do të ketë një rritje të numrit të infektuarve, siç ka ndodhur 2 ditët e fundit zonat e gjelbra do të kthehen në të kuqe ose anasjelltas, madje paralajmëroi se mund të arrihet deri në vendimin ekstrem, në rimbyllje si më parë.  

Ndërkohë, nga hëna do të ndalohen vetëm 4 aktivitete, bëhet fjalë për transportit publik, aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese! Pjesa tjetër do të jenë të gjitha hapur, sigurisht duke zbatuar protokollin e sigurisë. Theksojmë që baret dhe restorantet që do të hapen të hënën, pra 18 maj, por shefi i qeveri rikujtoi edhe njëherë që do të lejohen të shfrytëzohen vetëm hapësira e jashtme, ku krijohet mundësua për respektimin e masave dhe mbi të gjitha të distancimit socal. 

"Çdo gjë e keqe e ka një të mirë"...duke e përkufizuar kështu, kryeministri ka dhënë dhe një lajm të rëndësishëm sa i përket sezonit turistik këtë verë. Këtë vit nuk do të jepet asnjë leje për plazhe private me përjashtim të hapësirave përpara hoteleve. Të gjitha të tjerat, tha Rama, do të jenë publike si kurrë më parë. Në fund, pati një paralajmërim për shefat e komisariateve, që të mos mbyllin sytë para shkeljeve të rregullave të COVID-19, ose dotë kenë fatin e Oltion Agollit, i cili u shkarkua nga detyra për shkak të lëvizjeve që ka pasur ditëve të fundit te Parku i Liqenit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Rritja e të infektuarve/ Rama: Nëse do të vijojë kështu do të jetë problem

Rritja e numrave të të infektuarve në dy ditët e fundit ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama që u ka qytetarëve që të respektojnë masat. Ai tha se nëse do të vijohet kështu do të jetë problem dhe mund të rikthehemi pas në rimbyllje.

"Numrat po lëviznin, jemi të vetëdijshëm që numrat lëvizin sepse rritet ekspozimi, por lëvizja e numrave nëse do të vijojë që të jetë kështu do të jetë një problem.

Prandaj edhe njëherë e përsëris që në këtë situatë, në këtë fazë secili prej nesh dhe jush është vendimtar, sjellja në raport me rregullat është deçizive sepse në kushtet e hapjes nuk është më cështje ekskluzive e policisë së shtetit, apo kontrolleve, kornizës ligjore.

Por më shumë se të gjitha bashkë e vetëdijes qytetare. Në një situatë të tillë ku është patriotizëm të mbrosh shëndetin tënd dhe të të tjerëve, pasi nëse ti infektohesh jo vetëm që dëmton veten por edhe të tjerët. Mos shkelësh rregullat me idenë se nuk do të më kapë" tha ai. 

Megjithatë, tha Rama, të dielën në mbrëmje do të bëhet analiza e fundit e shifrave për të marrë vendimin e radhës.

Ora 18:56
Hiqen fashat orare në zonat e gjelbra/ Rama: Qarkullimi është i lirë, në këmbë me makinë...ose me kalë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se hiqen fashat orare në zonat e gjelbra.

"Në të gjithë territorin ku janë zonat e gjelbra lëvizja është e lirë, me makinë, në këmbë, ose me kal. I lirë, ndërsa në zonat e kuqe rregullat ndryshojnë dhe do të mbeten kështu në varësi të numrat", tha Rama.

Ora 18:55
Rama: Pvarësisht COVID-it, në fund të këtij vitit do kemi rezultat ekonomik më të mirë se në 2019

1589560969_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se pavarësisht goditjes së madhe të koronavirusit, ekonomia e këtij viti do të jetë me e mirë se ajo që lamë pas.

“Rezistencë deri në kalimin, uroj me sukses, të sezonit turistik. Nga shtatori nëse nuk kemi ndonjë valë tjetër, do të mbledhim të gjitha forcat e do të marrim vrullin e nevojshëm. Në fund të vitit do të kemi rezultat ekonomik dhe financiar sipas parashikimit, më mirë se në fund të vit të kaluar. Vitin e ardhshëm do bëjmë një histori suksesi", tha Rama.

Ora 18:53
Rama godet Berishën: Varrezë dixhitale ku dalin kërmat e imagjinatës së botës së përtejme

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës nuk ka kursyer sulmin kundër Sali Berishës referuar denoncimeve të tij në Facebook. "Arsimi ka vazhduar dhe normalisht puna e mësuesve dhe janë paguar të gjithë në sektorin publik pa diskutim, ndryshe nga sa doli nga varreza dixhitale në Facebook, nga ku dalin cdo ditë kërmat e imagjinatës më të shfrenuar të botës së përtejme. E njëjta gjë duhet të jetë edhe për sektorin privat, po bëjmë një verifikim se në sektorin privat nuk ka ndodhur e njëjta gjë" tha ai.

Ora 18:40
Rama: Plazhet do të jenë publike dhe pa shezlone

Këtë vit nuk do të jepet asnjë leje për plazhe private me përjashtim të hapësirave përpara hoteleve. Të gjitha të tjerat, tha Rama, do të jenë publike si kurrë më parë.

"Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private. Do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe do vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët apa iu dalë përbapa një njeri me hu në dorë që kjo është 'ronë e nxanun'.

Por duke zgjedhur hapësirën në palzhin publi. Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private, aty ku janë plazhe të populluara do gjendjet një zgjedhje. Plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shazllone që s'të lënë të shohësh as rënën dhe të kalosh në fije të perit mbi trupat e njerëzve" tha Rama.

Ora 18:40
Qytetari i kërkon të heq Durrësin nga zona e kuqe, Rama: Ore djalë ushqe trurin dhe rri brenda

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët kryeministri nuk ka kursyer batutat. Një qytetar i kërkoi që të hiqte Durrësin nga zona e kuqe, ndërsa Rama iu përgjigj "Ore ti djalë, ore Toni, ushqe mendjen dhe rri brenda".

Ora 18:34
Të kërcasin dasmat? Rama: Për çfarë do martoheni që ta kaloni muajin e mjaltit me respirator?

Është ende larg dita kur do të lejohen dasmat. Grumbullimet e mëdha, tha Rama do të bënin që çifti muajin e mjaltit ta kalonte në respirator pasi do të rrezikonte infektimin. "Cfarë të bëjmë me dasmat? Asnjë aktivitet në mjedise të mbyllura me më shumë se njerëzit e familjes nuk lejohet, nuk udhëzohet, por nuk duhet të ketë as vizita dhe as dreka e darka dhe jo më të kërcasin dasmat, për cfarë do të martohen njerëzit në këto dasma masive për të kaluar muajin e mjaltit me ventilator krah për krah njëri tjetrit?" tha Rama.

Ora 18:31
Rama: Me 1 qershor planifikohet hapja e çerdheve dhe kopshteve! Shefat e komisariateve të mos 'mbyllin sytë' para shkeljeve

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është planifikuar që në 1 qershor për ditën e fëmijëve, të hapen çerdhet dhe kopshtet, por mbetet për t'u parë shifrat se si do të lëvizë kurba. Ndërkohë, ka pasur një paralajmërim edhe për shefat e komisariateve.

"Në 1 qershor duam të hapim kopshtet dhe çerdhe. Por lidhet me rezultatet e numrave.  Nëse del vetëm për vrap, nuk rrezikon të infektohesh, parmbrëmë Liqeni kishte shëtitje në numra shqetësues në orën 07:00. Tiranë është zonë e kuqe, u shkarkua shefi i komisariatit. Thirrje këtyre shefave nuk duhet të bëjnë tolerancë, apo lëre më të mbyllin sytë. Nuk është çështje ngjyrash e kuqe, jeshile... ", tha Rama.  

Ora 18:25
Rama: Turizmi këtë vit i shqiptarëve! Transporti? S'do i vendosim virusit autobus në dispozicion

Transporti do të kërkojë të paktën edhe disa javë për t'u hapur. Edi Rama tha se ky sezon turistik do të jetë i fokusuar vetëm te shqiptarët kudo që ndodhen.

"Ju e dini si janë kushtet në furgona dhe autobusë është si të vendosësh autobusë dhe furgonë në dispozicion të virusit. Po punojmë për një strategji, që është edhe një reformë në transportin publik. Durim se ende nuk jemi aty, është problem i madh.

Europa ka thënë se do të hapet në 15 (qershor), disa vende do i hapin më shpejt, ne duam që brenda majit të hapim rrugët për shqiptarët, kam parasysh të Shqipërisë, të Kosovës dhe kudo që jetojnë edhe në funksion të turizmit. Turizmi këtë vit do të jetë i shqiptarëve. Po të sillen pak, jo shumë si suedezë që të zbatojnë ato rregulla që i dini".

"Unë i pari dua të jemi, por është përgjegjësi për të balancuar hapjen graduale me mbrojtjen. Brenda majit ne do i hapim më në fund kufijtë për shqiptarët që duan të vijnë në Shqipëri. Më vjen shumë mirë që është realizuar zotimi, që e pra nuk do të gjobiten ata që ishin me 90 ditë në Greqi, mund të ketë ndonjë rast sporadik, dhe e dyta tanimë autobusët e punonjësve sezonalë në Greqi kanë filluar të shkojnë. Puna e tyre nuk është goditur".

Ora 18:21
Rama: Deri tani janë paguar 7.5 mld lekë të reja për pagat e luftës! Askush nuk do mbetet pa e marrë

Kryeministri Edi Rama ka folur me gjuhën e shifrave duke thënë se deri më tani janë dhënë 7.5 mld lekë të reja që kanë shkuar për të paguar pagat e luftës për punëtorët që u prekën nga mbyllja e bizneseve për shkak të COVID-19.

"Ka probleme me pagat për bizneset. Një pjesë e vogël, kanë aplikuar dhe kanë shkruar gabim nr e llogarisë, procesi i korrigjimit kërkon kohën e vet. Ka edhe persona që nuk kanë aplikuar fare, nuk di nga e presin. Ua kërkojnë Tatimet "hajde aplikoni". Kam dëgjuar komente dhe fjalë boshe të këtyre ventilatorëve mediatik se ne i hapkemi bizneset për të mos paguar. ne po vazhdojmë dhe do të vazhdojmë për të paguar pagat e luftës edhe për ata që janë në punë. kategoria e pagës së parë, që ende tani nuk është në punë janë vetëm baret dhe restorantet. Ato lokalet që janë biznes i vogël do të hapen ditën e hënë dhe do të vazhdojnë të paguajnë. Të gjithë do të marrin atë që i takon, askush nuk mbetet pa e marrë. S'ka rëndësi nëse u hap, po kthehet normaliteti. Do i qëndrojmë angazhimit tonë. Janë 7.5 mld lekë të reja të paguara që kanë shkuar në arkën e familjeve dhe do të vazhdojmë se paketa ka ende një pjesë të financës në dispozicion për ta shpërndarë", tha Rama. 

Ora 18:17
Gjobat për Bashën, Rama: Ajo që bëri e tmerrshme, i papërgjegjshëm, mos e merrni shembull

'Lulzim Basha nuk është shembull për t'u marrë'.  Kështu shprehet kryeministri Edi Rama pas dy gjobave që mori kryetari i PD-së, pasi shkeli rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit me takimin politik në Durrës dhe pjesëmarrjen në grumbullimin te teatri kombëtar mbrëmjen e djeshme. Ligji është i barabartë dhe do të funksionojë njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe Bashën, tha Rama.

"Jemi akoma në kushtet e rezistencës, unë mendoj se ne do të duhet të jemi në këto kushte dhe të kemi hapje të kombinuar dhe masa edhe për një periudhë, nuk është më faza 1, është faza 2, por në të gjithë botën ka kufizimet e veta. Sot kryeministri i Malit të Zi kishte thirrur një diskutim online, transporti publik dhe turizmi janë dy dilemat e mëdha që kemi.

Nuk e imagjinojmë një sezon pa turistë, por duhet të jemi të qartë se nuk do të jetë si vitet e tjera, do të duhet të pranojmë disa kufizime që në kushte normale janë absurde. Nuk mundet që për hir të 15 ditëve plazh të mbushim spitalet dhe të biem në gropë. Nuk mundemi që shkojmë në një rimbyllje totale. Nuk mund ta bëjmë me duart tona absurde ndonjëherë. Është e tmerrshme nga edukata.

Ajo që ndodhi me kryetarin e PD-së në Durrës dhe mbrëmë në të ashtuquajturin shesh të mbrojtjes së identitetit kulturor është përtej cdo lloj konceptimi që të ndodhë. Ka një ligj dhe janë të gjithë gjërat me ligj njëlloj për të gjithë, që do të funksionojnë edhe për kryetarin e PD-së dhe të gjithë.

Këtu problemi është cfarë pasojash mund të kemi nga këto grumbullime dhe sjellje të papërgjegjshme, prandaj mos merreni shembullin e kryetarit të PD-së. Mund të jeni në simpati të plotë me temat, por në asnjë mënyrë me sjelljen e tij në cdo aspekt. Nuk e bën kërkush në botë, një person që ka përgjegjësi publike" tha ai.

Ora 18:12
Rama: Ja pse mbeten ende në fuqi fashat e orareve në zonat e kuqe

Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi "live" u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që pyesin "pse vijojnë ende të mbeten në fuqi fashat e orare, sikur koronavirusi nuk infekton me orar". A ka sqaruar se e gjitha kjo bëhet për të dekurajuar lëvizjet e kota.

"Do të mbetemi besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra. Komiteti i ekspertëve sheh numrat, dhe modeli i zonat e të kuqe nuk bazohet vetëm të numrat, por dhe të shumë të tjera. nuk është çudi që një zonë e gjelbër të rikthehet e kuqe, por edhe e kundërta. Pak hapemi, se këto numra janë prodhuar nga ndikimet e 10-12 ditëve të fundit, jo të 5-6 ditëve të fundit. Pak hapemi dhe numrat fillojnë të rritet. Kjo është reale, nuk është një lojë,një farsë. Në kushtet e zonës së kuqe do vazhdojmë të kemi kufizime. Më pyesin pse mbahen fashat e orarit...ato kanë rol në dekurajimin e daljeve të tepërta që nuk janë të domosdoshme. Nëse nuk kemi fashën orare, i bie që në një zonë të kuqe si në një zonë të gjelbër, baret të jenë hapur. Kufizimi i daljeve në fundjavë është dashur dhe duhet për këtë", tha Rama.

Ora 18:08
Rama: Nga e hëna gjithçka e hapur me përjashtim të këtyre aktiviteteve

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nga e hëna do të ketë një hapje tërësore me përjashtim të transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore. "Vijon të lexoj sojin e papërgjegjshëm, që ky është grip, që kjo është kot, nuk ka asgjë, njëri sot, shkruante se po tani, po bëhet për protestat. Këto broçkulla ju lutem ti lëmë, ti referohemi shkencës dhe burimeve zyrtare të informacionit. Të mos merremi me llafe, që janë hapur të gjithë.

Ne nga e hëna përvec transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do të ketë asgjë mbyllur. Hiq transportin publik, që është problemi i madh në këto kushte, por nuk e hapim ende. Hiq edhe baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, palestra, teatro, kinema, club-e nate apo lokale lodrash për fëmijë, gjithë tjetër do të jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh, sidomos me baret dhe restorantet" tha ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpresa: 16/05/2020 19:44

    Nuk eshfe ndertese teatri e mirefillte.Eshte ndertuar nga italianet per argetimin e ushtareve te tyre.Por ama mos abuzohet ne projektin e me hapesirat qe i takojne.

    Përgjigju
  • Maksim: 16/05/2020 13:42

    SHQIPERIA ME RAMEN PO HUMB DEMOKRACINE KUJDES! RREZIK! RRISK ! ATTENTION !! SHQIPETARE KTHEHUNI PROTESTAVE SI E VETMJA RRUGE SHPETIMI

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 16/05/2020 07:21

    Ne perceptimin e njerezve te thjeshte ti z kryeminister perceptohesh vetem me nje ndryshim nga pararendesit e tu kryeministra dhe ky dallim i vetem eshte se as me dashje dhe as pa dashje nuk ke vrare,marre jeten askujt deri me sot,qofte ti apo eskorta jote,qofte me dashje ose padashje. Dhe ky dallim te ben te veçante. Prandaj me tere fuqine e shpirtit tend shqiptar dhe te fuqise ligjore e kushtetuese qe te jep statusi puno dhe lufto te ruash jetet e njerezve vecanerisht ne kete situate te rende me Covid-19 dhe me deshperimin e sojit politikane te korruptuar te cilet duan qe ti me dashje ose padashje te lyesh duart me gjak dhe te mos dallohesh nga perarendesit e tu kryeministra te gjalle apo te vdekur.

    Përgjigju
  • sert: 16/05/2020 02:08

    shokymu kryeminister? te kan zene hallet e medha, ske faj, ja ke bere vetes, duke eleminuar opoziten pretendoje tu beje mbret, mbret u bere por te kan ngelur gjith hallet e botes ne dere, ste ze gjumi naten, nejse gabova se ka ilace per gjumin e nates....

    Përgjigju
  • Ajli: 16/05/2020 00:26

    Ti mor zoti rama je edhe i poshter por edhe debil,, nga njera ane hap kopshtet dhe cerdhet kurse nga ana tjeter mban orarin 1 ore e gjysem,,si mund te arrihet edhe dergimi- marrja e femijeve edhe vajtja ne pune per 1 ore e gjysem...

    Përgjigju
  • Bislimi: 15/05/2020 21:20

    EDHE TIRANA DUHET TE JETE zone E GJELBER TE PAKTEN DERI NE OREN 10 TE DARKES,,,,POR TI EDI RAMA JE NJE SHKERDHATE SEPSE DO TI MBYLLESH NJEREZIT NEPER SHTEPIA NE 5;30 SEPSE NUK TE INTERESOJNE SHQIPTARET POR KE HALLIN QE TE PUNOJNE REHAT BETONJERET NE NDERTIMIN E KULLAVE TE PALIGJSHME NE TIRANE,,,NJEREZIT DUHET TE QARKULLOJNE NE TIRANE NE KEMBE OSE ME MAKINA DERI NE OREN 10 TE DARKES,,,KJO ESHTE E DREJTA,,,,POR TI KE HALLIN E KULLAVE,,,POR PERGJIGJEN DO TA MARRESH NGA POPULLI SHQIPTAR NE ZGJEDHJET E VITIT TJETER....TE PAKTEN TE QARKULLOJME LIRSHEM BRENDA SHQIPERISE,,,,NUK DUAM TE DALIM JASHTE SHQIPERISE SEPSE ESHTE ME TE VERTETE E RREZIKSHME SIDOMOS NE SHBA,, ITALI,FRANCE,ANGLI,GJERMANI,,GREQI,,TURQI,,ETJ,,,I DIME RREZIQET,,BILES TE MOS LEJOHET ASNJE TE HYJE NE SHQIPERI DERI NE PERFUNDIMIN E KESAJ PANDEMIE OSE DERI NE 1 SHTATOR TE PAKTEN ASNJE KEMBE NJERIU TE MOS HYJE,,,SHENDETI ESHTE I PARI...

    Përgjigju
    • Bislimi: 15/05/2020 23:27

      Bislimi! Qeke nji koqe kanari Ti...

  • faro: 15/05/2020 20:16

    Pra: Mund të lëvizim me makinë private KUDO?

    Përgjigju
  • Ora News: 15/05/2020 20:11

    I ke lën familjet shqiptare te flenë me femijë te vegjel nepër lulishtet e Evropës kah 2 muaj. Burrë i keq !

    Përgjigju
  • Tirona: 15/05/2020 19:34

    Z.Kryeminister! Mos thuaj kete vit , por thuaj: pergjithmone nuk do te kete plazhe private dhe pa sazhllone, ndersa per hotelet ti lejohet nje numer I kufizuar shazllone me cadra, tju lejohen aq sa dhoma ka hoteli dhe keto te vendosen sa me larg bregut te detit sepse e gjithe zona ranore e bregdetit eshte prone publike, nuk ka pse hotelet me 30 apo 40 dhoma te vendosin 100 cadra ne pronen publike. Ju a keni dhene mundesine pronarve te hotelve te ngrejne biznesin e tyre, duke I ju dhene hapsira per pishina apo per hapsira argetimi nga ku ata fitojne te ardhura, por mos lejoni te zaptojne hapsirat e zones ranore te bregdetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd