Rregullat e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e vizitorëve duhet të karantinohen

Rregullat e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e vizitorëve duhet të karantinohen

Pas një fushate tejet intensive të vaksinimit dhe rënies së konsiderueshme të rasteve me COVID-19 Mbretëria e Bashkuar ka bërë publike një listë të vendeve nga të cilat nuk kërkohet karantinimi.

Në bazë të të ashtuquajturit sistemi i semaforit, sekretari i transportit Grant Shapps zbuloi se në listën jeshile të vendeve, të cilët nuk kanë nevojë për karantinim janë shtuar Portugalia, Izraeli dhe Gjibraltari ndërkohë që më parë në këtë listë ishte Australia, Zelanda e Re, Singapori, Brunei, Islanda, Ishujt Faroe, Ishujt Falkland, Gjeorgjia Jugore dhe, Shën Helena.

Po vende të tilla si Franca dhe Spanja, të përdorura gjerësisht si destinacione të turizmit nuk janë në listën e gjelbër. Ndërkohë që pas rritjes së rasteve të reja Turqia u shtua në 'listën e kuqe' që do të thotë se tifozët mund të mos jenë në gjendje të udhëtojnë në Stamboll për finalen e Ligës së Kampionëve,  mes Manchester City dhe Chelsea.

Vendet kategorizohen në jeshile, të verdha ose të kuqe, në bazë të situatës epidemiologjike, vaksinimit dhe varianteve të reja.

Udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vendet e gjelbërta nuk do të duhet të bëjnë karantinë dhe ata nga vendet e kuqe do të duhet të qëndrojnë në një hotel karantinë për 10 ditë.

Megjithatë edhe për vendet e gjelbra, do të duhet akoma të plotësojnë një formular të lokalizimit të pasagjerëve në internet dhe bëjnë një test para mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe testin PCR në ditën e dytë pas mbërritjes.

Ata nuk do të kenë nevojë të karantinohen ose të vetë izolohen, megjithatë as nuk do të duhet të bëjnë ndonjë provë shtesë.

Qeveria do të rishikojë listën çdo tre javë për të parë nëse mund të shtohen më shumë vende ose nëse ka ndonjë nevojë për t'u hequr.

Cilat janë rregullat për vendet e kuqe dhe të verdha?

Pasagjerët që mbërrijnë nga vendet e verdha do të duhet të plotësojnë formularin e lokalizimit të pasagjerëve si dhe të bëjnë një test para nisjes. Atyre do t'u duhet të bëjnë karantinë për 10 ditë, pas arritjes duhet test PCR në ditën e dytë dhe ditën e tetë, por mund të lënë karantinën nëse kanë një test negativ në ditën e pestë. Në vendet me rrezik të mesëm renditet edhe Shqipëria.

Vendet në listën e kuqe do t'u nënshtrohen kufizimeve më të rrepta, duke përfshirë një qëndrim 10-ditor në një hotel karantinë si dhe regjimi i testimit që zbatohet në vendet e verdha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?